Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Skandal/ Shëndetësia në kolaps, zbulohen raportet miliona euroshe…
Skandal/ Shëndetësia në kolaps, zbulohen raportet miliona euroshe...

Skandal/ Shëndetësia në kolaps, zbulohen raportet miliona euroshe…

4 vite më parë Komento

Shëndetësia, një nga shërbimet më jetikë, është në kolaps, zbulohen raportet miliona euroshe.

Konkluzioni ka ardhur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni që ka audituar Ministrinë e Shëndetësisë dhe disa spitale rajonale.

Megjithëse qeveria ka akorduar plot 311 milionë euro me koncesione, ose të ashtuquajtur Partneriteti Publik Privat, sistemi nuk është efikas.

Rraporti i KLSH-së është siguruar nga disa burime mediatike.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Ulsi Manja, replikë me Donald Lu: Peshqit s’kapen me fushata
  • Kryebashkiakja Zamira Rami jep alarmin për gjendje emergjente

Shëndetësia në kolaps, zbulohen raportet miliona euroshe

Në bazë të tyre thuhet se perceptimi i qytetarëve shqiptar është e ulët, përsa i përket cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

 “Procedurat e zgjatura dhe me shumë hallka në sistemin e referimit për pacientët;

pakënaqësia e pacientëve për cilësinë e dobët të shërbimeve shëndetësore;

financimi i ulët i sistemit shëndetësor;

rritja e kostove të shërbimeve në mungesë të protokolleve të miratuara, etj.,

përbëjnë problemet kryesore dhe tregojnë performancën e ulët të sistemit shëndetësor” – thuhet në raport.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, mungesa e protokolleve klinike  reflektohet në cilësinë e ulët të kujdesit shëndetësor parësor.

Gjithashtu edhe në rritjen e kostove financiare të këtyre shërbimeve.

Gjithashtu dhe mungesa e akreditimit të spitaleve publike dhe jopublike, ka ndikuar në mungesën e sigurimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor.

“Protokollet klinike dhe procedurat standarde të punës nuk janë miratuar akoma zyrtarisht në spitalet rajonale dhe universitare.

Kjo ka ndikuar ndjeshëm në keqpërdorimin dhe abuzimin me furnizimin dhe përdorimin me barna dhe materiale mjekësore.

Karta e shëndetit është një hap i rëndësishëm për të patur një informacion më të plotë shëndetësor të digjitalizuar.

Por është ende larg shtrirjes së plotë në kuadrin e programit për shëndetësisë elektronike (e-health)” – thuhet në raport.

KLSH vëren se karta e Shëndetit ngelet përsëri një dokument jo shumë efikas për marrjen e shërbimeve shëndetësore.

Kjo, pasi mungesa e shtrirjes të implementimit të sistemeve të reja të iniciuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si:

kartela mjekësore elektronike, nënshkrimi elektronik, e-ekzaminime, apo sistemet informatike për uljen e barrës administrative për dhënësit e shërbimit shëndetësor, kanë ndikuar në uljen e eficiencës në marrjen e shërbimit të kujdesit shëndetësor.

Raporti vijon më tej duke thënë se sistemi aktual i vlerësimit të kostove për shërbimet spitalore është një vlerësim që mbart shpenzime të tepërta.

Gjithashtu nuk reflekton kostot e vërteta.

Në këtë ënyrë i orienton kërkesat e institucioneve shëndetësore spitalore drejt vlerësimit të shpenzimeve dhe jo sipas kostove të tyre.

“Mungesa e specialiteteve pranë shërbimeve në spitalet rajonale dhe bashkiake, si dhe mungesa e performancës së shërbimit parësor ka krijuar rritjen e kostove dhe përqendrimin e pacienteve në qendrën më të madhe universitare QSUT.

Implementimi i paketave shëndetësore përbën një nismë të mirë për miratimin e protokolleve për këto paketa.

Mënyra e vlerësimit financiar të tyre bie ndesh me ligjin e prokurimeve publike, duke rritur kostot e këtyre shërbimeve shëndetësore” – thotë KLSH.

Në pesë vjet qeverisje, kryeministri Rama dhe i besuari i tij, Ministri Ilir Beqaj, dështuan në mbajtjen e premtimit për shëndetësi falas.

Gjatë mandatit të parë, u dhanë me koncesion “kontrollin shëndetësor falas –Check up”.

U dhanë dhe për “hemodializën” dhe “sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale”, koncesione që kapin vlerën e 311 milionë dollarëve.

Prokuroria nisi hetimet pasi regjistroi procedim penal për tre tenderat e mësipërm.

Hetim për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera dhe deri më tani mësohet se hetimet vazhdojnë.

Në strategjinë e Shëndetësisë 2017-2020 thuhet se Partneriteti Publik Privat do të shtrihet drejt programeve dhe shërbimeve madhore shëndetësore.

Do përfshien instrumente kirurgjikalë si: dializa;

paketa e trajtimit të SJT;

shërbimeve laboratorike;

mbetjeve spitalore, monitorimit oline të barnave dhe të dhënave shëndetësore, raporton pamfleti.com.

www.lajm-shqip.com

05.01.2018

 

kolaps raporte shendetesia 4 vite më parë
admin
Etiketime kolaps raporte shendetesia
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Vjen në Shqipëri CNN, biznesmeni shqiptar në partneritet me gjigandin amerikan

Pasardhëse

Presidenti grek i hedh benzinë zjarrit Tiranë-Athinë

Të Ngjashme

Foshnja dy muajshe braktiset në kanal në mes të varrezave…

Foshnja dy muajshe braktiset në kanal në mes të varrezave…

admin 3 vite më parë
Kodra: Rama mbylli “Agon”-in se kishte inat për pagat e…

Kodra: Rama mbylli “Agon”-in se kishte inat për pagat e…

admin 4 vite më parë
Ministri Xhafaj sot në Amerikë, pas kthimit arrestime të bujshme

Ministri Xhafaj sot në Amerikë, pas kthimit arrestime të bujshme

admin 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com