Shëndeti mendor, Alarmi: Po mbushet Shqipëria me ‘skizofrenë’… Gjendja e rënduar ekonomik, por dhe katastofat natyrale, kanë bërë që një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve, janë prekur se tepërmi nga sëmundjet e shëndetit mendor.
Shëndeti mendor, Alarmi: Po mbushet Shqipëria me ‘skizofrenë’…
Ndërsa rajoni më i prekur në Shqipëri, është ai i Shkodrës. Ndryshe nga trendet globale ku sëmundjet mendore prekin më së shumti femrat…Në Shkodër ajo dominon tek meshkujt dhe më e rënda është se 45 për qind e të prekurve vuajnë nga skizofrenia. Skizofrenia, futet tek çrregullimet e rënda mendore.

Ekspertet e Shëndetit Mendor, morën në studim të shtruarit në spitalin Rajonal në Shkodër me çrregullime mendore. Gjatë periudhës 2005-2015 ata gjetën se 6287 persona, ishin diagnostikuar me këtë sëmundje. Prevalenca është shumë e lartë, me mbi 3700 të sëmurë për 100,000 persona. Teksa sipas të dhënave të OBSH-së në Shqipëri sipas diagnozave ambulatore janë 1000 të sëmurë mendor për 1000,000 banorë.
Të dhënat e OBSH-së, tregojnë se në Shqipëri, janë 1000 të sëmurë mendor për 1000,000 banorë.
Në raportin e tyre të studimit ekspertët rajonale të shëndetit në Shkodër theksojnë, se faktorët që kontribuojnë në problemet e shëndetit mendor janë të ndryshme. Sipas dhe të dhënave globale nga çrregullimet mendore vuajnë kryesisht personat me kushte të varfra të jetesës. Si dhe grupe sociale që jetojnë në stres kronik. Gjithashtu përjashtimi social, i përforcuar nga aksesi i dobët në arsim, është vlerësuar një faktor madhor që çon në çrregullime mendore.
Nga 6,287 persona të sëmurë mendor në Bashkinë e Shkodrës, burrat ishin më dominues, krahasuar me femrat: 3,766 (59.9% burra) dhe 2,521 (40.1% femra). Ndërsa në botë raportet janë të kundërta. Gratë janë të prekura më së shumti. Çrregullimi më i përhapur mendor në këtë studim ishte Skizofrenia, me 2,884 (45,87%) pacientë. Më shumë se 765 (12.16%) pacientë u raportuan depresive, 739 (9.17%) me çrregullime emocionale dhe 477 (7.6%) vonesa mendore. Çrregullime të personalitetit dhe çrregullime të alkoolit ose drogës ishin përkatësisht 3.56% dhe 2.67%.
Studimi tregon se gratë vuanin nga gjendja shpirtërore, ndërsa burrat nga alkooli dhe abuzimi me drogën.
Më te prekurit u panë të jenë meshkujt e moshës 45-55 vjeç. Të cilët kanë rëne pre e sëmundjeve mendore shpesh herë nga mospërballimi i peshës për të drejtuar familjet. Por dhe nga mungesa e kushteve ekomomike. Studimi tregon se gratë kishin më shumë gjasa të vuanin nga gjendja shpirtërore. Si ankthi dhe çrregullime depresive në krahasim me burrat. Ndërsa burrat nga alkooli dhe çrregullimeve prej abuzimit me drogën. Ekspertët arritën në përfundimet se çrregullimet mendore ishte një sëmundje mjaft e përhapur në rajonin verilindor. Por shqetësues mbetet fakti, se ato ishin të prekur nga skizofrenia.
Sipas përkufizimeve të mjekësisë skizofrenia është një çrregullim mendor i karakterizuar nga sjellje shoqërore jo normale dhe pamundësia për të kuptuar realitetin. Simptomat e zakonshme përfshijnë besimin e rreme, mendimet e paqarta, dëgjimin e zërave që të tjerët nuk e bëjnë, angazhim të ulët shoqëror dhe mungesën e motivimit.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
28.05.2018