U dëmtua nga reshjet e shiut, ndërtohet ura e Zëmblakut në Korçë.
Pas dy muajsh nga dëmtimi i saj ka marrë fund ndërtimi i urës që lidh bashkitë kryesore.
U inagurua sot Ura e Zëmblakut, ku të pranishëm kanë qenë edhe personalitete të politikës.
Olta Xhaçka dhe Zv ministri i Kosovës Burim Ramadani kanë marrë pjesë në inagurimin e urës.

Ka qenë një bashkëpunim midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës që kanë bërë të mundur ndërtimin e urës së Zëmblakut.
Në fjalën e tij zv. ministri i brendshëm i Kosovës Burim Ramadani, ka shprehur kënaqesi për bashkëpunimin.
“E kemi për nder dhe krenari të marrim ndihmë nga Shqipëria, por edhe t’i ofrojmë ndihmë asaj.
Sidomos për 10 vjetorin e pavarësisë tonë dhe bashkëpunimin që është shembull jo vetëm në ketë fushë, por në te gjitha fushat.
Shpresojmë që gjendje emergjence të ketë sa më pak. Uroj që bashkëpunimi të vazhdojë sa më shumë”.
U shemb nga përmbytjet, ndërtohet pas dy mujash ura e Zëmblakut
Nga ana tjetër Xhaçka ka falenderuar qeverinë e Kosovës për kontributin dhe bashkëpunimin.
“Dua ta nis me një vlerësim të jashtëzakonshëm për FSK-në, por edhe për qeverinë e Kosovës.
Kosova na u përgjigj që në minutat e para të emergjencës së dhjetorit.
Sot është përkrah nesh në përballimin e kësaj emergjence.
Ky kontribut nuk është aspak i vogël.
Është një urë 54 m ku përmes ndërtimit të saj kemi lehtësuar komunikimin e 32 mijë banorëve.
Një urë që lidh akset keyesore të rëndësishme për komunitetin.
Kosova partner i besueshëm jo vetëm për ne, por për të gjithë rajonin.
Do jemi pranë jush së pari në transformimin e FSK-së në forcë të armatosur.
Dhe më tej në rrugën drejt Integrimit Euroatlantik të Kosovës”.
Ledjona Xheladinaj
15.02.2018