Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»Lajme me te fundit»Shekspiri zhgënjeu në Butrint (Burimi: Gazeta…
Shekspiri zhgënjeu në Butrint (Burimi: Gazeta...

Shekspiri zhgënjeu në Butrint (Burimi: Gazeta…

8 vite më parë Komento

Shekspiri lajm-shqipShekspiri zhgënjeu në Butrint.

Kompania amerikane e teatrit “Lit Moon” ngjiti në natën e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Butrintit dramën “Shtrëngata” të Shekspirit… I njohur nga kritika si njohës i mirë i botës shekspiriane, regjisori John Blondell zhgënjeu në skenën antike shqiptare.

Prospero nuk do të hakmerret… Ndërsa vështron fytyrën e qeshur të së bijës, Miranda, teksa flet për dashurinë, burri që ka mbi shpinë një histori të vërtetë zhgënjimi dhe dhembjeje, ndien se ndjenjat njerëzore brenda tij janë më të forta se dëshira për t’iu kundërvënë gjithë padrejtësive… Është një moment në jetët tona, ku ndiejmë se nuk mund të dalim dot nga historia jonë… Në skenën e Teatrit të Butrintit, Prospero, (interpretuar nga aktori Stanley Hoffman), me anglishten shekspiriane u mundua ta tregonte këtë… Teksa endej mes magjisë për të krijuar furtunën, ai ndihet i pafuqishëm për t’i shkuar deri në fund… Një dramë ku vihen në pikëpyetje ekzistenca dhe dhembja përvëluese e humbjes së të afërmeve, por edhe ndjenja e dashurisë dhe intrigës, e cila është shoqëruese e temave shekspiriane. “Shtrëngata”, pjesa e preferuar e Shekspirit, u ngjit në natën e tretë të Festivalit Ndërkombëtar “Butrint 2000” nga trupa amerikane “Lit Moon”, nën regjinë e John Blondell. I njohur nga kritika si njohës i mirë i Shekspirit, pasi që nga viti 1992 ai drejton një festival për Shekspirin, Blondell zhgënjeu në Butrint. “Shtrëngata” e tij i ngjante një shfaqje provash studentësh dhe as qielli i mrekullueshëm mbi Butrint nuk mundi t’i ndihmonte aktorët, të përfshinin me lojën e tyre publikun, një pjesë e të cilëve e la shfaqjen që në 30 minutëshin e parë. “Shtrëngata” konsiderohet si një dramë torturuese, e cila gjatë gjithë kohës të mban në ankth mbi fatin e personazheve, dhe ku Prospero të bën të mos e ndash vështrimin nga skena. Por kjo nuk ndodhi me shfaqjen amerikane. Aktorët e përzgjedhur nga Blondell ishin relativisht të rinj në moshë, për të përballuar forcën që mbart një rol shekspirian. Miranda, vajza që të bën ta duash “Shtrëngatën”, dhe të përfshihesh në vuajtjet e saj të dashurisë, nuk mundi ta sillte këtë portret për publikun shqiptar. Po kështu edhe shërbëtori i dehur, të cilin Blondell ia kishte besuar një çunaku. “Klasikja është klasike, sepse është moderne”. Kjo shprehje e një regjisori rumun, të cilën Blondell e ka si moto për punët e tij, duket se nuk ka vlera për “Shtrëngatën”. Vetë regjisori e di se dhe modernia nuk mund të quhet e tillë nëse nuk të prek me forcën e saj. As biçikleta me të cilën Miranda hyri në skenë, dhe as muzika e zbehtë si elemente disi ndryshe nuk e ndihmuan shfaqjen. Ndjeshmëria, ajo që përshkon gjithë veprat e dramaturgut anglez, mungonte në shfaqjen e trupës amerikane. Pas eksperiencës me “Ëndrra e një nate vere” në Teatrin Kombëtar, Blondell tregoi me performancën në Butrint sesa “seriozisht” e ka marrë përfaqësimin në një festival shqiptar, duke e parë udhëtimin drejt Shqipërisë si për pushime për të parë bregdetin e bukur me familjen e tij. As skena e Butrintit e quajtur perfekte nga çdo regjisor, nuk e ndihmoi “Shtrëngatën” të sillte forcën shekspiriane… Shfaqja erdhi pa skenografi, që mund t’i ndihmonte aktorët për ta bërë disi më reale fabulën. Blondell pohoi se mungesa e skenografisë mund ta ketë zbehur disi shfaqjen. Në variantin që është vënë në skenë në SHBA vepra është shoqëruar me skenografinë e një skenografi çek, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë nga një aksident. “Por dhe skenografia që shoqëron shfaqjen në dhëniet e saj amerikane është e thjeshtë. Ishte ideja e skenografit për të dhënë një skenografi më të thjeshtë. Falë atij kemi shkuar drejt një vizioni sa më të thjeshtë, për t’i shkuar deri në fund thelbit shekspirian”, tha Blondell. Për aktorin Stanley Hoffman, i cili prej 12 vitesh është pjesë e kësaj kompanie, një nga momentet më të vështira të punës me Shekspirin është teksti i vjetër. “Ne punojmë me tekstin origjinal të Shekspirit, duke u futur më thellë veprës, pavarësisht se kjo është disi e vështirë për publikun”, thotë ai. Por nuk ishte teksti ai që e pengoi shkëlqimin e Shekspirit… Aplikimi i magjisë si mjet artistik në këtë vepër është tepër i rëndësishëm, por elementet e saj nuk ndiheshin në “Shtrëngatën” amerikane. Ajo krijon atmosferën, dramatike dhe tragjiken duke krijuar shtrëngatën e frikshme në funksion të ideve të dramës, si në linjën e torturave shpirtërore të personazheve ambicioze e karrieriste, ashtu edhe në linjën lirike të krijimit të një dashurie të re njerëzore, e cila lind si rrjedhojë e furtunës dhe shpreh perspektivën e së ardhmes. Dashuria e dy të rinjve është vazhdim i magjisë së veprës… Por Blondell tha se nuk kishte dashur të sillte një magji sipërfaqësore. “Tensioni dramatik është më i mirë se mistika e tekstit”, tha ai… Për Blondell dy janë yjet në një shfaqje Shekspiriane, ansambli dhe vetë Shekspiri… Por përse këta dy yje nuk u panë në qiellin sipër skenës antike të Butrintit, ku dy net më parë Teatri i Madridit elektrizoi gurët 3000-vjeçarë? Si njohës i mirë i Shekspirit, Blondell duhet ta dijë përgjigjen, pasi në asnjë vend tjetër të Ballkanit nuk mund ta çonte këtë trupë për të interpretuar, përveçse në Shqipëri…

 

Victoria Finlayson, e dashuruar me Shekspirin

Victoria Finlayson e ka dashuruar Shekspirin përpara se të takonte John Blondell (që sot është bashkëshorti i saj). Prej 12 vitesh ajo është anëtare e kompanisë “Lit Moon”, duke interpretuar në role të rëndësishme nën regjinë e Blondell. Eksperienca shqiptare për të ishte e mrekullueshme, pasi kishte dëgjuar shumë për këtë vend para se ta prekte fizikisht. Për të, Shekspiri është një udhëtim që nuk ka fund. “Ajo çfarë e bën të veçantë dhe të dashur Shekspirin në çdo kohë është njerëzorja brenda veprave të tij. Dhe në dramat më të mëdha ai nxjerr në pah njerëzoren, shpirtin”, thotë ajo.

 

“Shtrëngata”, vepra e preferuar e Shekspirit

“Shtrëngata” është një shfaqje e Shekspirit që besohet të jetë shkruar në vitet 1610-1611, dhe mendohet nga shumë kritikë të jetë loja e fundit e tij. Ngjarjet janë vendosur në një ishull të largët, ku Prospero, duka i ligjshëm i Milanos, komploton për të rivendosur Mirandën, bijën e tij, në vendin legjitim, duke përdorur iluzionin dhe manipulimin. Ai shkakton stuhinë, për të tërhequr vëllain e tij, dhe Alonson, mbretin e Napolit, në ishull. Këtu nisin makinacionet e Prosperos duke treguar përulësi ndaj Antonios, që t’ia arrijë qëllimit të martesës së Mirandës me djalin e Alonsos, Ferdinandin. Komploti udhëheq “Shtrëngatën”. Shfaqja u dha për herë të parë në vitin 1923. Historia vazhdon të ndjekë traditën e romancës, e ndikuar nga tragjikomeditë dhe komedia dell’arte. Rasti i “Shtrëngatës” ndryshon nga dramat e tjera të Shekspirit, duke parë te kjo pjesë një stil të rreptë, dhe organizim më neoklasik. Kritikët e kanë parë “Shtrëngatën” si një mënyrë eksplicite me vetë natyrën e saj si një lojë, shpesh e tërhequr në lidhjen e konceptit “art” Prospero dhe iluzionet teatrale. Kritikë më të hershëm e kanë parë Prosperon si një përfaqësim të vetë Shekspirit, dhe dorëheqjen nga magjia si sinjalizim të tij mbi lamtumirën e shkrimtarit në këtë fazë. Magjia në këtë vepër është trajtuar shpesh si destruktive dhe e tmerrshme, ku Prospero është përshkruar i mrekullueshëm. Për shkak të rolit të vogël që gratë luajnë në histori, “Shtrëngata” është vërejtur se nuk ka pasur shumë tërheqje nga analizat feministe. Miranda është parë zakonisht sikur ka përvetësuar plotësisht rendin patriarkal të gjërave, duke menduar për veten si vartëse e babait të saj. Kjo shfaqje nuk ka pasur vëmendjen e konsiderueshme para mbylljes së teatrove në vitin 1942, derisa arriti të gëzonte popullaritet dhe të vihej vetëm në versione të përshtatura. Nga kritikët është konsideruar të jetë një nga shfaqjet më të mëdha të tij, ndonëse prej shekullit të 19 teatrot kanë pasur në synim rivendosjen e tekstit origjinal shekspirian. Prospero, personazhi kryesor, duka i rrëzuar i Milanos, jeton në një ishull dhe është bërë një magjistar i madh. Miranda, vajza e Prosperos, i cila bie në dashuri me princin e Napolit, Ferdinandin. Ariel, një frymë e djallëzuar që i bën oferta Prosperos duke u bërë “rob” i tij, për shkak se ai u shpëtua nga Prospero. Antonio, vëllai Prosperos, të cilët kanë uzurpuar pozitën e dukës së Milanos. Ai dhe Sebastiani komplotojnë, por pa sukses për të vrarë Alonson dhe familjen e tij për të ardhur në fron. Ferdinandi, djali i Alonsos, bie në dashuri me Mirandën. E gjithë loja ndiqet nga komplotet dhe magjitë. Në përfundim, të gjithë personazhet kryesore janë sjellë së bashku përpara Prosperos, i cili fal Alonson. Ai gjithashtu fal Antonion dhe Sebastianin, por paralajmëron ata kundër tradhtisë së mëtejshme. Prospero me gjithë fuqitë e tij magjike fton audiencën për të vendosur lirinë në ishull. Magjikja ishte një temë mjaft e diskutueshme në kohën e Shekspirit. Jemi në vitet 1600, kur Giordano Bruno u dogj në turrën e druve. Jashtë botës katolike, protestante në Angli, ku Shekspiri shkroi “Shtrëngatën”, magjia gjithashtu ishte tabu. Disa mendimtarë dhanë një pamje racionale për studimin në këtë vepër të mbinatyrshmes, vendosmëria për të zbuluar fenomene të pazakonta. Prandaj Shekspiri si duket ishte i kujdesshëm për të bërë dallimin që Prospero të ishte racional dhe jo një magjistar okult. Shtrëngata është interpretuar si një traktat i fundit i Shekspirit për shpirtin e njeriut, si një koncept i parë në tri sfera: vegjetimin, ndjeshmërinë dhe racionalitetin. Për këtë arsye është një histori e vendosur larg nga jeta e zakonshme e menduar në: eksplorim, përhumbje dhe zbulim.

 

22.07.2013

Burimi: Gazeta Shqip

balkan web balkanweb balkanweb.com ballkan web.com ballkanweb.com gazeta ballkan gazeta bota sot gazeta koha jone horoskopi gazeta koha jone lajmet e fundit gazeta lajm gazeta panorama gazeta republika gazeta shekulli gazeta shendeti gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta shqiptare koha jone gazeta shqiptarja gazeta zeri i popullit gazetashekulli horoskopi horoskopi ditor horoskopi javor horoskopi mujor Horoskopi Mujor Qershor 2013 horoskopi vjetor 2013 koha jone kuriozitete lajm i fundit lajme online lajme shqip news 24. lajme shqiptare lajme top channel lajme.com lajmet e fundit ne shqiperi lajmet e fundit ne top channel lajmet e fundit nga vendi lajmet e fundit noa lajmet e fundit shqip lajmet me te fundit nga shqiperia lajmet sot lajmetefundit lajmi lajmi fundit lajmi tv American college university lajmiifundit mistere nga bota news 24 albania lajmet e fundit noa lajme shekspiri shqip shqip media te lajmi universiteti i tiranes www.balkanweb.com 8 vite më parë
admin
Etiketime balkan web balkanweb balkanweb.com ballkan web.com ballkanweb.com gazeta ballkan gazeta bota sot gazeta koha jone horoskopi gazeta koha jone lajmet e fundit gazeta lajm gazeta panorama gazeta republika gazeta shekulli gazeta shendeti gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta shqiptare koha jone gazeta shqiptarja gazeta zeri i popullit gazetashekulli horoskopi horoskopi ditor horoskopi javor horoskopi mujor Horoskopi Mujor Qershor 2013 horoskopi vjetor 2013 koha jone kuriozitete lajm i fundit lajme online lajme shqip news 24. lajme shqiptare lajme top channel lajme.com lajmet e fundit ne shqiperi lajmet e fundit ne top channel lajmet e fundit nga vendi lajmet e fundit noa lajmet e fundit shqip lajmet me te fundit nga shqiperia lajmet sot lajmetefundit lajmi lajmi fundit lajmi tv American college university lajmiifundit mistere nga bota news 24 albania lajmet e fundit noa lajme shekspiri shqip shqip media te lajmi universiteti i tiranes www.balkanweb.com
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Dhimitër S. Shuteriqi dhe autoportreti i…

Pasardhëse

PS ankimon rinumërimin për Lezhën, Bele:…

Të Ngjashme

Ilda i hedh benzinë zjarrit: Thashë të kaloja njëherë nga shtëpia e Muçit

Ilda i hedh benzinë zjarrit: Thashë të kaloja njëherë nga shtëpia e Muçit

Elda Bani 4 vite më parë

Meta: LSI pro amnistisë fiskale, por…

admin 8 vite më parë
Tri gabimet që bëjnë femrat kur e zgjedhin mashkullin me të cilin martohen

Tri gabimet që bëjnë femrat kur e zgjedhin mashkullin me të cilin martohen

Elda Bani 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com