Shefi i Zyrës së Këshillit të Europës Z. Claus Neukirch është gjendur në zyrën e kryebashkiakut Sejdini. Ky i fundit diskutoi me të rreth projektit për fuqizimin e komunitetit rom në nivelin.
Bashkia e Elbasanit është njëra prej përfituesve të Programit të Këshillit të Europës.
Në lidhje me iplementimin e këtij projekti u kërkua gatishmëri politike dhe angazhim të qëndrueshëm. Kjo për të nxitur qeverisjen demokratike vendore.
Bashkia Elbasan do të përfitojë prej ndërhyrjes së propozuar, përmes zbatimit të metodologjisë, “Romacted” dhe mbështetjen dypalëshe. Z. Neukirch, theksoi punën e deritanishme të bërë për përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom, nivelit të jetesës dhe edukimit të tyre.
Në Elbasan ekziston një qendër komunitare për pakicat rome , që ka kohë që funksionon me kapacitet të plotë. Ky komuniteti mbetet përherë i përfaqësuar në këshillin bashkiak me me përfaqsues të tij të zgjedhur drejtperdrejt.
Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi