Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   8 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   8 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   8 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   8 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   8 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   8 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   8 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   8 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   8 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   8 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   8 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   8 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   8 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   8 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»SHQIPERI»SHBA, hetim shitjes së 30 mijë armëve nga MEICO
SHBA, hetim shitjes së 30 mijë armëve nga MEICO

SHBA, hetim shitjes së 30 mijë armëve nga MEICO

8 vite më parë Komento

Shkelën embargon e OKB-së, pushkët përfunduan në duart e kartelit të drogës

hetimi per shitjen e armeve lajm-shqipSHBA hap hetim ndaj shitjes së armëve të prodhimit kinez që janë furnizuar nga kompanitë shtetërore të armatimeve në Malin e Zi dhe Shqipëri. Lajmi për hetimin nga SHBA-ja është bërë publik disa ditë më parë nga gazeta malazeze “Dan”. Ajo bën të ditur se Prokuroria e Majamit ka hapur hetimin e rrjetit të kontrabandimit të armëve drejt Meksikës, ku përfshihen kompanitë shtetërore MEICO dhe “Montenegro Defence Industry”. Bëhet fjalë për shitjen e 30 mijë armëve kallashnikovë, model 53. Gazeta malazeze shprehet se janë shitur armë të prodhimit kinez, duke thyer kështu embargon e vendosur nga OKB-ja. Sipas gazetës, kompania malazeze INS nën pronësi shtetërore, dyshohet se ka blerë armë nga shqiptarja MEICO, agjenci shtetërore, pronë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe i ka shitur ilegalisht në Meksikë, gjë që përbën shkelje të embargos së OKB-së për eksportin e armatimeve kineze. Media malazeze, në artikullin e saj, raporton se prokurorja e Majamit, Eloisa D. Fernandez, ka hapur hetime nën dyshimin se armët janë shitur ilegalisht në Meksikë ku mund të kenë përfunduar në duart e grupeve kriminale të këtij vendi. Sipas dokumenteve publike në Shqipëri dhe në Malin e Zi, 30 mijë pushtë model 53 janë blerë nga Shqipëria me dokumente ku përdoruesi përfundimtar rezultonte Mali i Zi, por që në fakt janë eksportuar më tutje për një kompani amerikane me emrin “Center Arms INC”. Këto armë kanë shkuar në dorë të karteleve të drogës në Meksikë. Departamenti i Tregtisë i SHBA-së, sektori i Eksportit të Armëve, disponon një dokument mbi të cilin rezulton se tri kompanitë ballkanase, shtetërore, MEICO, “Montenegro Defence Industry”, CRP e Beogradit dhe “Centry Arm INC” kanë kryer këtë transaksion. Sipas tekstit të kontratës, që i korrespondon prillit të vitit të shkuar ndërmjet dy kompanive shqiptare dhe malazeze të nënshkruar nga drejtorët e MEICO, Granit Leka dhe Zoran Damjanovic i “Montenegro Defence Industry” parashikohet eksportimi i 30 mijë armëve të prodhimit kinez dhe se çmimi i dërgesës ishte 600 mijë dollarë amerikanë. Ndërsa çmimi i shpërndarjes është 1.2 milionë USD. Sipas “Dan”, armët janë eksportuar nëpërmjet portit të Tivarit (Bar) dhe nëpërmjet territorit të SHBA-së kanë kaluar në Meksikë. Për këtë ekziston dhe certifikata e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë së Malit të Zi dhe është e nënshkruar nga Vladimir Kavariç, ministër dhe funksionar i partisë DPS e Milo Gjukanoviç. Numri i certifikatës është 1011-012/2011. Si eksportues në këtë certifikatë përmendet firma shqiptare MEICO dhe importues është “Montenegro Defence Industry”, ndërkohë që shfrytëzuesi fundor është kompania “Centry Arms INC”. Armatimi i cili po importohet është prodhuar në Kinë nga viti 1953 deri në vitin 1957, gjë që është vërtetuar në letër-certifikatën eksportuese të cilën MEICO e kishte marrë. Ndonëse kjo nuk duhet të jetë ndonjë befasi, nëse dihet se firma “Centry Arms INC” më parë kishte qenë e përfshirë në aferën e modifikimit të “kallashnikovëve”, të cilët ishin të prodhuar në Rumani, dhe që më vonë janë gjetur në tregun e zi meksikan. Sipas tekstit të cilin e ka bërë publik Qendra hetimore e Uashingtonit për integritet publik, “Centry Arms INC” është në mesin e firmave të cilat importonin armë të modifikuara dhe të njëjtat më vonë janë gjetur në Meksikë. “Dan” përmend edhe denoncimet e bëra nga opozita socialiste në Shqipëri ndaj aferave të armëve si për shembull ato të deputetit të PS-së, Erjon Braçe.

 

Publikoi e para skandalin

AK: Përshëndesim vendimin për hetimin e Imamit

aleanca kuq e zi denoncon lajm-shqipAleanca Kuqezi mbështeti dje vendimin e ndihmësprokurores shtetërore të Shtetit të Majami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Eloisa D. Fernandez, për të hapur hetimet kundër kompanive “Montenegro Defence Industry”, MEICO nga Shqipëria dhe “Centry Arms INC”. Sekretari për Mbrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare, Edmir Dymleku, në deklaratën për shtyp u shpreh se “Aleanca Kuqezi denoncon aferat e tregtisë së armëve të Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare, e cila është e përfshirë në disa afera të tilla, duke shkelur embargon e vendosur nga SHBA kundrejt armatimit kinez. Aleanca Kuqezi përshëndet vendimin e ndihmësprokurores së Shtetit të Majamit në SHBA, për hetimin e tregtisë së armëve nga shteti shqiptar me vendet e tjera dhe i uron asaj zbardhjen deri në fund të përgjegjësve të skandaleve të tilla aspak të denja për vendet anëtare të NATO-s”. Aleanca Kuqezi, prej dy muajsh ka publikuar dosjen e aferave korruptive të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, dhe ka kërkuar që ky shtetas të ulet në bankën e të akuzuarit nga Prokuroria Shqiptare. “Kjo gjë nuk ka ndodhur dhe duket se tanimë është momenti i duhur që Prokuroria Shqiptare të ndalojë Arben Imamin, në mënyrë që t’i lehtësojë punën ndihmësprokurores së Shtetit të Majamit në SHBA për të zbardhur skandalet ndërkombëtare të ministrit të Mbrojtjes”, tha Dymleku. AK-ja ishte e para që bëri publike këtë skandal të radhës së Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Ministri

Imami mbledh Bordin e Asgjësimit: “Falënderoj MEICO-n për shitjet”

Në mbledhjen e radhës së Bordit të Asgjësimit të Armëve, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, nuk i ka kursyer lëvdatat ndaj kompanisë shtetërore MEICO. “Një punë të shkëlqyer, tha z. Imami, ka bërë edhe ndërmarrja MEICO dhe të gjitha strukturat e tjera për shitjen e atij municioni të tepërt që ne kemi pasur, mbështetur në ligjet dhe interesin më të mirë të vendit dhe sigurisht edhe të ligjeve ndërkombëtare, gjë që ka bërë të mundur që paratë e përfituara nga shitja t’i kalojnë procesit të demontimit. Një mirënjohje e veçantë, u shpreh ministri Imami, shkon për të gjithë partnerët që na kanë mbështetur në këtë çështje, së pari SHBA-në, të cilat kanë dhënë 10 milionë dollarë për këtë proces, OSBE-në, Danimarkën, Gjermaninë”.

07.11.2012

Burimi: Gazeta Shqip

AK Aleanca Kuqezi amerika eksporti embargo gazeta shqip gazeta shqip on line hetimi lajm lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme nga bota lajme shqip lajme shqiptare lajme sot lajme te ndryshme lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmet sot lajmi i fundit lajmifundit lajmifundit.com lajmshqip meico NATO OKB prokuroria shba shitja e armeve shqip skandali us usa www 8 vite më parë
admin
Etiketime AK Aleanca Kuqezi amerika eksporti embargo gazeta shqip gazeta shqip on line hetimi lajm lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme nga bota lajme shqip lajme shqiptare lajme sot lajme te ndryshme lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmet sot lajmi i fundit lajmifundit lajmifundit.com lajmshqip meico NATO OKB prokuroria shba shitja e armeve shqip skandali us usa www
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Vendimi: Jep dorëheqjen kreu i AKBN-së, Besjan Pesha

Pasardhëse

Dhe gjykata e shpall…”idiote”

Të Ngjashme

Ja ku ndodhej Meta në momentin kur kisha u përfshi nga flakët

Ja ku ndodhej Meta në momentin kur kisha u përfshi nga flakët

Administrator 3 vite më parë
Shuhet zëvëndës rektori i Shkodrës Ilir Behrani!.

Shuhet zëvëndës rektori i Shkodrës Ilir Behrani!.

Xhensila Fjora 2 vite më parë
Era lë pa bukë një fermer në Poshnje të Beratit, i ka shkatërruar serat…

Era lë pa bukë një fermer në Poshnje të Beratit, i ka shkatërruar serat…

admin 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com