Zbulohet një tenentativë arratisje në drejtorinë e Burgjeve, por lajmi publikohet me vonesë. Ministria e Drejtësisë në një deklaratë për shtyp thekson se një tentativë arratisje u zbulua në Fushë-Krujë.
Sharrohen hekurat e qelisë në Fushë-Krujë: akuza për fshehje të…
Në deklaratë theksohet se më datë 01 maj, u pikas sharrimi i hekurave të qelisë në burgun e Fushë-Krujës.
“Në vend kanë shkuar grupe inspektimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, si dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve.
Ndërsa është njoftuar edhe Komisariati i Policisë së Fushë Krujës. Nga të dhënat paraprake, rezulton se dhoma ishte e sigurisë së ulët, dhe shpesh herë ishte përdorur për akomodimin e personave të paraburgosur. Pesë personat që ndodheshin aktualisht në këtë dhomë, ishin aty prej jo më shumë se 15 ditësh.
Gazetari Elio Laze, i cili ka punuar në Drejtorinë e Burgjeve thekson se lajmi u mbajt i fshehtë nga krerët e Drejtorisë së Policisë së Burgjeve. Laze, në një postim, akuzon kreun e Drejtorisë së Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani.
Që sipas tij është shkarkuar nga detyra në vitin 2013 pasi u zbulua që ishte person i arrestuar për trafiqe.

Për Lajm-shqip
Ylli Pata