Milot Shehu është piloti shqiptar që ka firmosur kontratën me kompaninë WestJet Airlines, një low-cost e krijuar më 1996. Tashmë sfida e Milot Shehut, pilotit shqiptar nga Gjakova, është pilotimi në qiell të hapur në Kanada.
Krenar për arritjen e tij, piloti shqiptar, Milot Shehu tregon cila është sfida e tij në Kanada.
Piloti me orgjinë nga Gjakova sipas Website-it të Shoqata Shqiptaro-Kanadeze me qendër në Calgary do nisë fluturimet së shpejti. Familja e Milot Shehut prej vitesh është vendosur në Calgary të provincës Alberta. Ai jeton me prindërit dhe vëllain 17-vjeçar. Miloti e flet shumë mirë gjuhën shqipe, natyrisht në dialektin gjakovar. Prindërit kanë qenë nxitës që Miloti të edukohet dhe motivohet për të marrë maksimumin e mundësive që ofron Kanadaja. Miloti ka shkëlqyer në shkollë dhe jashtë saj. Luan futboll, hockey, bën ski. Ai tregon se prindërit i kanë dhënë shumë nga vetja. Për nënën duket se ka dobësi. Në këmbim të përkushtimit prindëror Miloti thotë se i ka bërë ata të ndihen krenarë. Para dy vitesh Milot Shehu arriti të merrte lejen e drejtimit të avionëve të vegjël privatë pranë Spring Bank Air Training College. Ndërsa pas realizimit të 200 orë fluturimi deri në maj, ai pret të marrë dhe lejen e drejtimit të avionëve komercialë. Nuk është rrëzuar në asnjë provim, gjë e rrallë kjo për studentët që ndjekin atë shkollë. Miloti me ndjenjë të lartë patriotike deklaron:
Largësia nga vendlindja ma nxiti dëshirën për të pilotuar. Pa pilotim nuk mund të kthehemi në Shqipëri. Nuk po them Kosovë, se Kosova është Shqipëri

Për Lajm-Shqip
Engjëll Serjani