Serbia ndihmon Shqipërinë: Ja çfarë ka vendosur për përmbytjet
Ashtu siç u paralajmërua pak ditë më parë, edhe vendet fqinje kanë vendosur që t’i vijnë në ndihmë Shqipërisë, pas përmbytjeve që përfshinë vendin.
Serbia ka vendosur këtë të premte që t’i japë Shqipërisë 100 mijë euro ndihmë.
Vendimi vjen për të ndihmuar Shqipërinë nga përmbytjet dhe dëmet e mëdha materiale që shkaktuan reshjet e dendura. Kujtojmë se pas përmbytjeve që përfshinë vendit shumë shtete fqinje treguan gatishmëri për të ofruar ndihmë, mes të cilave Kosova Maqedonia, Mali i Zi etj. Ndërkohë, vijon puna për rimëkëmbjen e situatës në zonat më të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit.
08.12.2017