Serbia kishte strehuar, Komandantin e ushtrisë serbe Ratko Mlladiç i akuzuar për krime lufte. Sipas gazetës Danas ai ishte fshehur në kompleksin e ushtrisë serbe “Topçider” prej nëntorit të vitit 2000 deri në korrik të vitit 2003.
Të ngjashme mund të lexoni
• Thirrje në Beograd: “Kosova është …”
Mlladiç ishte shpallur person në kërkim dhe nga prokuroria thuhet se ishte strehuar nga 11 persona.
Prokuroria pengon Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) ndaj të dyshuarve, me qëllimin e një sekreti shtetëror që smund të publikohet.
Sipas gazetës “Danas”, mund të shihet se për ç’arsye kjo aktakuzë është shpallur si sekret shtetëror. Thuhet se i dyshuari Bllagoje Govedarica, akuzohej se ka fshehur Ratko Mlladiçin nga viti 2000 deri në 25 korrik tw 2003.Ai akuzohej gjithashtu se “me autorizim të Ratko Mlladiqit ka bërë tërheqjen e të ardhurave të tij, të cilat ia ka dorëzuar bashkëshortes së tij”.
Serbia
Kohën kur Ratko Mlladic mbahej fshehur, në krye të Shtabit të pergjithshëm ishte gjenerali Nebojsha Pvkoviq.
Mlladiç akuzohet nga Tribunali i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë. Aktgjykimi ndaj tij pritet të shpallet më 22 nëntor.
Burimi: Syri
16.11.2017