Të gjitha mediat dhe portalet po japin lajmin sensacional se u pajtuan, Blendi Fevziu me ish-kryeministrin Sali Berisha. Përfundimisht, Sali Berisha i ngre flamurin e bardhë, Blendi Fevziut. Kjo është Sensasionale.
Sensasionale…Sali Berisha i ‘ngre’ flamurin e bardhë, Blendi Fevziut…

Ndërsa, protesta e opozitës dhe revolta e banorëve ndaj tarifës së Rrugës së Kombit, ka kaluar në plan të dytë. Tashmë Shqipëria mund të jetë më e qetë dhe pa konflikte sociale!
Gjithsesi, takimi i fundit i Blendi Fevziut me Sali Berishën, është përfolur dhe komentuar nga mediat online. Kjo, pas një “ftohjeje” prej disa vitesh, mes tyre.
Por, sot gazetari foli rreth këtij takimi, ku sqaroi se takimi mes tyre nuk ka patur si temë ndonjë ftesë për në emision. Apo diskutimet për zhvillimet në Shqipëri. Fevziu tha, se në takimin me Berishën kanë diskutuar për politikat e jashtme. Pasi kjo, përkoi në fakt me vizitën në Tiranë, të ish-Kryebashkiakut të New York Rudy Giuliani.
Fevziu sqaroi se me Berishën, ka pasur ndalim komunikimi, nuk ka asnjë zënkë mes tyre
Më pas, Fevziu sqaroi se me Berishën ka pasur ndalim komunikimi dhe nuk ka asnjë zënkë mes tyre. Ja çfarë tha ai:
“Jo s’kam biseduar fare për programin, as për probleme të ditës apo politike. Ka qenë një kafe kortezie, pothuajse e gjithë biseda ka qenë e fokusuar tek politika e jashtme. Kam folur për problemet që janë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Siç janë raportet mes Turqisë dhe Bashkimit Europian. Në Shqipëri është bërë zakon që çdo gjë e kthejnë në lajm.
Një takim është i rëndësishëm për të dy personat që takohen. Dikush e konsideron të rëndësishëm për emisionin. Ky ishte një takim mes dy personave që në fund të fundit kanë raporte mes tyre, nuk ka rëndësi si mund të jetë raporti. Nuk më ka telefonuar më, më pas as unë nuk e kam telefonuar, sepse dy-tre telefonatave të fundit nuk i është përgjigjur. Kaq ka qenë historia. Nuk kemi bërë fjalë dhe nuk jemi sharë. U takova në një kafe dhe nuk bëhet fjalë për tjetër gjë”.
Kështu mbyllet apologjia e Blendi Fevziut, për sa i përket mardhënieve të tij, me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili