Zbuloni se cilat janë sendet më të pista që keni në shtëpi.
I përdorni çdo ditë në shërbim të nevojave tuaja, por nuk e keni kuptuar që këto sende janë burim sëmundjesh.
Ja cilat janë sendet më të pista që keni në shtëpi. Bëni kujdes prej tyre.
Peshqiri që thani duart
Bakteret shumohen në lagështirë, prandaj ndërrojeni sa më shpesh.
Mbajtësja e furçave të dhëmbëve
Harroni ta pastroni, por ajo vetëm grumbullon baktere.
Sfungjeri i enëve
Të jeni të sigurt se është armiku numër 1 i shëndetit dhe sendi më i pisët në shtëpi. Tregoni kujdes, mos e lini të lagur gjatë gjithë kohës.
Telefoni
Mban aq shumë baktere sa nuk ua merr mendja. Mjafton të kaloni një pecetë dezinfektuese dhe do të hiqni shumicën e tyre.
Nëse doni të shmangni shumë nga këto mikrobe, ju këshillojmë të dezinfektoni ose lani duart tuaj si fillim.
Kjo gjë duhet bërë sapo të largoheni nga vende publike.
09.02.2018