Para nisjes për në Afrikë aktori turk Tolgahan Saygir ka pësuar një reaksion nga vaksina e bërë.
Aktori është dërguar në spital për shkak të etheve dhe temperaturës së lartë.
Mjekët e kanë mbajtur situatën nën kontroll dhe aktori nuk ka pësuar asnjë dëmtim.
Almeda Abazi, që është edhe bashkëshorte e Tolgahan, është nisur menjëherë drejt Turqisë për t’i qëndruar pranë aktorit.
Sëmuret Tolgahan, flet nga Turqia Almeda Abazi, ai është…
Drejtuesja e spektaklit “Dancing with the Stars” që startoi ditën e djeshme, tregon për gjendjen e Tolgahan:
“Rënia e imunitetit erdhi si pasojë e vaksinës që bëhet përpara nisjes në vende si Afrika, ku Tolgahan do të shkojë për një projekt. Vaksina bëhet për t’iu shmangur sëmundjeve që mund të merren atje
Pas vaksinës Tolgahan duhej të merrte një serum, por asgjë tragjike. Tani është shumë mirë, me mua në shtëpi. Unë do ta bëj përgjatë 12 javëve udhëtimin Tiranë-Stamboll dhe anasjelltas”.

Klajdi Thaçi
24.03.2018