Një studim i ri ka zbuluar efektet shqetësuese të fotove Selfie, Boris Paskhover, i specializuar në kirurgjinë plastike të fytyrës, shpjegon se “selfie-t” merren shpesh si shembuj nga pacientët, kur kërkojnë të bëjnë operacione plastike.
Të rinjtë bëjnë vazhdimisht foto Selfie.
Ata bëjnë Selfie për t’i postuar në rrjetet sociale dhe mendojnë se ato imazhe përfaqësojnë atë që ata janë në të vërtetë.
Kjo ka impakt në gjendjen e tyre emocionale”, shpjegoi Paskhover.
Në studim, kërkuesit zhvilluan një model matematikor që zbuloi se “selfie-t” shtrembërojnë fytyrën, në varësi të distancës që bëhet fotoja.
Sipas tyre, nëse një “selfie” bëhet 30 centimetra larg, atëherë hunda do të duket 30 përqind më e madhe krahasuar me një foto të bërë 1.5 metra larg.
Paskhover beson se efektet “shtrembëruese” të fotove “selfie” janë një shqetësim për shëndetin publik.
Ndërkohë, sipas Akademisë Amerikane për Operacionet Plastike, 55 përqind e njerëzve që ndërmarrin një proçedurë të tillë, e bëjnë për të bërë “selfie” më të bukura.
