Një sasi prej 75 kg kanabis sativa u sekuestruan prej anti drogës se Kozanit në aksin që e lidh atë me Selanikun.
Sipas policisë, lënda narkotike ishte ngarkuar ne kufirin shqiptaro-grek, dhe donte dërgohej në Selanik, ku edhe do të shpërndahej në tregun e narkotikëve të kryeqendrës së veriut të vendit.
Sekuestrohen 75 kg kanabis, 50-vjeçari grek ‘pret në besë’ shqiptarin …
50-vjeçari grek e ka nxjerrë zbuluar emrin e 37-vjeçarit shqiptar me të cilin bashkëpunonte në transportimin e drogës.

Lënda narkotike po transportohej me një automjet me targa greke, që drejtohej prej një 50 vjeçari grek.
Prej hetimeve rezultoi se 50-vjeçari e transportonte drogën për llogari të një 37- vjeçari shqiptar, i cili u arrestua në banesën e tij në Selanik.
Dy të arrestuarit u dërguan në Gjykatën e Kozanit, e cila vendosi t’i lërë në burg deri më përfundimin e hetimeve, ndërsa lënda narkotike dhe automjeti i përdorur për trafikun e saj, u sekuestrua.
Për Lajm-shqip
Jorida Fataj