Gati 4 ton kokainë me vlerë rreth 100 milionë euro u sekuestruan në Spanjë dhe Marok. Sekuestrimi u bë gjatë një operacioni ndërkombëtar.
Operacioni përfundoi me arrestimin e 40 personave. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Brendshme spanjolle.
Në një deklaratë, Ministria sqaroi se gjatë këtij operacioni, i ndërmarrë në 2016, Garda Civile konfiskoi në Spanjë 1,3 tonë kokainë. Vlera e kokainës shkonte në rreth 13 milionë euro.
Drejtoria e përgjithshme e mbikëqyrjes së territorit (DGST) maroken sekuestroi nga ana e saj 2,6 tonë kokainë.
Agjencia amerikane e antidrogës (DEA), policët gjermanë dhe italianë morën pjesë gjithashtu në operacion.
Kjo mundësoi, sipas Ministrisë spanjolle për të shkatërruar një organizatë të rëndësishme kriminale me seli në Spanjë dhe Marok e drejtuar nga Venezuela nga një shtetas spanjoll që është shpallur në kërkim.
Paratë e nxjerra nga shitja e drogës dërgoheshin në Venezuelë. Kjo bëhej nëpërmjet personave që fshihnin paratë në bagazhet e tyre.
Burimi: Lapsi.al
18.11.2017