Përveç faktit që e kemi dëgjuar pafund markën “Gucci” nga kënga e Gjikos (Papuçe Gucci) dhe në fakt kemi parë shumë personazhe të njohur shqiptarë dhe të huaj që janë fiksuar me ato “papuçe”, ka ardhur momenti që kompania të promovojë një tjetër produkt që do të marrë mendjen e të gjithëve.
Bëhet fjalë për sandalet e zeza me kristale, prodhim i vitit 2017 nga kompania luksoze “Gucci”, me të cilat janë mahnitur të gjithë.
Sigurisht Lori Hoxha ka qenë ndër të parat që i ka blerë sandalet. Sandalet në treg kushtojnë nga 1200-1400 dollarë por që mesa duket të kursejnë para të tjera. Kjo sepse këto sandale janë multifunksionale.
Ajo çka është përpjekur kompania të promovojë me këto sandale është fakti se ato mund t’i vishni si ditën ashtu edhe natën. Në çdo event të mundshëm pasi janë lehtësisht të përshtatshme.
Njësoj edhe Lori Hoxha, i ka kombinuar ato sipas rastit. Në foton e një mëngjesi në Paris shohim se blogerja ka veshur këto sandale me çorape të bardha poshtë, pasi sigurisht në këtë periudhë bën ftohtë. Ndërkohë që mbrëmjeve i ka kombinuar me veshje të zeza me shkëlqim.
Që prej fillimit, Lori ka qenë një ‘trendsetter’ në Shqipëri. Kjo bën që ajo shpesh të sjellë inovacion në kombinimet e saj. Njësoj si me këto sandale, të cilat i ka veshur disa herë për t’i dhënë një mendje edhe ndjekësve të saj. Ata mund të jenë në dilemë zgjedhjeje.