Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»KRYESORE»Sekretet e paktit “Rama-Ajazi”. Emërimi i kryespiunit në NATO…
Sekretet e paktit “Rama-Ajazi”. Emërimi i kryespiunit në NATO...
Sekretet e paktit “Rama-Ajazi”. Emërimi i kryespiunit në NATO...

Sekretet e paktit “Rama-Ajazi”. Emërimi i kryespiunit në NATO…

4 vite më parë Komento

Sekretet e paktit “Rama-Ajazi”. Arsyet dhe pasojat e emërimit të kryespiunit në NATO…

Mundësia e emërimit të ish-shefit të shërbimit sekret në një post diplomatik,  u përfol menjëherë pas dorëheqjes së tij. Flitej si mundësi Londra, apo NATO. Ndodhi kjo e fundit. Natyrisht shkaktoi zhurmë në shumë qarqe mediatike, por edhe politike. Që këtu kemi të bëjmë me një pakt real mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-shefit të SHISH. Për Visho Ajazin, mbetet për t’u analizuar arsyet, por edhe pasojat e kësaj lëvizjeje politike. Si pasojë e parë e këtij pakti, është provokuar një irritim shumë i lartë i mbështetësve të qeverisë. Mbështetës, që kanë qenë partizanë të largimit të njerëzve të PD-së nga administrata.

Gjithashtu mund të lexoni:

  • Sekretet e Kretës: Athina tërhiqet nga varianti i vjetër, Shqipëria fiton
  • Si do të zbatohej skenari maqedonas i “bombave të Zaevit” në Shqipëri

 

Ata kanë kërkuar një operacion “jakobin” ndaj ish- Qeverisë “Berisha-Meta” dhe eksponentëve të spikatur të saj. Opozita ndodhet ende e “tronditur” nga lajmi. Ka të dhëna se Lulzim Basha ka qenë në dijeni të kësaj lëvizjeje. Vendi i ambasadorit shqiptar në NATO, që prej vitit 2013 është një post që iu rezervua një eksponenti të opozitës. Rasti sjell ish-deputetin e PD-së, Leonard Demi. Emërimi i Visho Ajazit është diçka më shumë intriguese. Mediat kritike me Ramën e quajnë një “pazar” , në mënyrë që Visho, të fshehë përgjigjet që ka bërë për Edi Ramën dhe qeverinë e tij.  Por ky version, përveçse është konspirativ dhe semplist,  është realisht i paqëndrueshëm. Pse? Sepse përgjimet në SHISH bëhen vetëm me urdhër të Prokurorit.

 

Operatorët,  që punojnë në interceptim kanë një protokoll të caktuar dhe rigoroz pune. Ata kryejnë përpunimin e telefonatave, vetëm me urdhër të shefit të sektorit. Ai merr kërkesat me shkrim për përgjimet nga drejtoritë e larta. Për shembull: telefonatat e përgjuara me urdhër të Prokurorit, vijnë direkt nga shefi i shërbimit. Ky i përcjell urdhrin dhe vendimin përkatës të gjykatës ose prokurorit që protokollohet. Ndërkaq, përgjimet që bëhen për llogari të kundrazbulimit, gjithashtu vijnë me urdhra të brendshëm të përcaktuar qartë.

Për të gjitha përgjimet, pa asnjë përjashtim,  ka raporte zinxhir pune.

Nga operatori, që e zbardh, të cilin e firmos shefi i sektorit. Më pas ai protokollohet si një dokument i klasifikuar, që shkresohet si raportim për Presidentin dhe Kryeministrin në mënyrë paralele. Përgjimet “alla Snowden”,  që merren direkt nga operatori  dhe nxirren jashtë institucionit, janë operacion thuajse i pamundur edhe kur ndodh bëhet skandal. Por ajo që është më e rëndësishmja, në Shqipëri përgjime nuk bën vetëm SHISH. Natyrisht edhe shërbimet shumë të fuqishme partnere që janë ulur këmbëkryq që nga viti 1990.

Por akti i Edi Ramës me emërimin e Visho Ajazit është puro politik dhe ka të bëjë me dy zhvillime të rëndësishme. I pari është sinjali që kryeministri i jep opozitës për një “dorë të shtrirë”.

Po dhe gatishmëri për ta vazhduar bashkëpunimin,  që nisi më 17 maj me ministrat teknikë.  Më shumë se me opozitën, Rama synon t’i dërgojë edhe një sinjal ndërkombëtarëve, për të treguar vullnet me opozitën. Sinjali i dytë është një diversion! Një lëvizje politike, që i rrëzon opozitës “heronjtë”, që ajo ngriti në piedestialin e luftës me Edi Ramën.

Në katër vjet PD-ja  edhe LSI-ja, ngritën kultin e Visho Ajazi Likës dhe Adritik Llallës. Motivi,  si “shërbëtorët e shtetit” që luftuan kanabizimin. Sali Berisha, por edhe Lulzim Basha, më shumë se një herë kanë deklaruar.  – “Vetë Shërbimi Informativ Shqiptar dhe Prokuroria kanë luftuar dhe denoncuar hashashin, por ka qenë Qeveria ajo që nuk ka marrë për bazë kërkesat e tyre”.

Por menjëherë pas emërimit të ish-shefit të shërbimit sekret si ambasador në NATO, nisën sulmet për pazar dhe marrëveshje jo parimore. Pra “heroi” po cilësohet një “anti-hero”. Nëse vazhdon edhe më shumë kjo teori, bie përfundimisht e gjithë strategjia e përdorur nga opozita për ta rrëzuar Edi Ramën. Po mirë, çfarë është pakti mes kryeministrit dhe Visho Ajazit? Është një marrëveshje pushteti, e pastër fare! Bëhet nga dy njerëz, që kanë realisht mundësi të mëdha.

Njëri ka numrat e qeverisjes së vendit dhe tjetri informacionin voluminoz. Por  dhe një marrëdhënie në vite të krijuar me partnered. CIA-n në radhë të parë, por edhe shërbimin sekret të NATO-s, i cili ka qenë shumë aktiv që nga viti 2011, me në krye ish-zëdhënësi i famshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, britaniku Jamie Shea.

Pikërisht me këtë strukturë u përplas ish-kryeministri Sali Berisha në vitin 2011. Ai donte të ndryshonte ligjin e SHISH por që më pas u tërhoq.

Ka shumë gjasa që paktit Rama-Ajazi, t’i jetë vënë një qëllim, dhe të mos e dorëzojë ish-kryespiunin në selinë blu.

Kësisoj e kthen në një forcë më shumë dhe më të freskët në “armatën” e denoncuesve “VIP” të kësaj qeverie.

Kohët e fundit, sapo është radhitur në këtë “trupë”, kolonel Dritan Demiraj. Ky i fundit, Ish-Ministri i Brendshëm Teknik, i propozuar nga Lulzim Basha. Demiraj, nëpër panele sulmon policinë dhe Haki Çakon, por edhe Edi Ramën për kanabisin.

Ai ishte 3 muaj Ministër i Brendshëm. Mund ta bënte edhe atëherë. Madje duke dërguar edhe material në prokurori, por nuk e bëri.

Lufta e Demirajt përfaqëson: një paradhomë, për të hyrë në politikën aktive të opozitës. Siç mësohet koloneli ish-ministër,  priste që të emërohej ose në vend të Visho Ajazit në krye të shërbimit sekret, ose në vend po të Ajazit si ambassador në NATO. Por Edi Rama lëvizi paralelisht pikërisht, kur Lulzim Basha deklamoi se marrëveshja e 17 majit ka vdekur.

Por realisht a ka vdekur vërtetë ajo marrëveshje?

 Gjasat janë që jo…

Për Lajm-Shqip
Ylli Pata

14.11.2017

emërimit NATO pakt pasojat sekretet visho ajazi 4 vite më parë
admin
Etiketime emërimit NATO pakt pasojat sekretet visho ajazi
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

6 zyrtarë të Hipotekës që përfunduan në polici, dalin emrat

Pasardhëse

Ç’po bëjnë këta të rinj sot?! Që një komb të jetë i gjallë,…

Të Ngjashme

Askush nuk i del dot kundër natyrës, shikoni si shkatërron gjithçka tornado brenda pak sekondash…

Askush nuk i del dot kundër natyrës, shikoni si shkatërron gjithçka tornado brenda pak sekondash…

admin 3 vite më parë
Në Shqipëri e ushqenin me birra, shihni ku ka përfunduar ariu Tomi

Në Shqipëri e ushqenin me birra, shihni ku ka përfunduar ariu Tomi

Elda Bani 4 vite më parë
Sekuestrohet drogë me vlerë 1 milion dollarë, në pranga shqiptari

Sekuestrohet drogë me vlerë 1 milion dollarë, në pranga shqiptari

Elda Bani 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com