Sejdini jep shifrat e investimeve për Shushicën turistike. Kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini ka shfrytëzuar procesin e llogaridhënies, për të prezantuar investimet. Më së shumti këtë e ka bërë për Shushicën turistike.
Sejdini jep shifrat e investimeve për Shushicën turistike.
Në takimin llogaridhënës, ishin të pranishëm zv Kryeministrja, Senida Mesi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla. “Nga viti 2015 deri në vitin 2018, vetëm në Njësinë Administrative Shushicë janë investuar 77 milion e 40 mijë e 179 lekë të reja. Këto, për rikonstruksionin e KUZ Vreshtan-Hajdaran, mirëmbajtja e rrugës Komonos, mirëmbajtja e rrugës Shelcan -Polis i Vogël. Mbrojtje nga përroi Gurash-Shënthatësh, zëvendësimin e sifonit në Vreshtaz, faza e dytë. Përmirësim pyjor në Shushicë, rikonstruksioni ujësjellësit në Fushë Buall, ndërtimi i kopshtit në Hajdaran.

Rikonstruksioni i rrugës Qafë-Hajdaran-Byshek, ndërtimi i Urës së varur në fshatit Polis Valë. Kemi vazhduar me pastrimin e kanalit Polis -Studan, mbrojten nga gërryerja e lumit Shkumbin në Polis-Valë. Jo pak, por kemi realizuar 14 investime. Janë pastruar gjithësej 7.11 kilometra kanale vetëm në Shushicë. Gjithësej, 44 kilometra kanale në të gjithë Njësinë Administrative Shushicë, në fazën e dytë”.- ka deklaruar kreu i Bashkisë. Llogaridhënia vazhdon në të gjitha Njësitë e Administrimit Vendor.
Për Lajm-Shqip
Alfrida Danushi