Ndonëse ndodhemi në një prej akseve që të çon në pikën turistike të Dardhës, situata është aspak normale. Bagëtitë janë një shqetësim serioz per turistët por jo vetëm. Shpesh herë ky problem është ngritur nga banorët por askush nuk merr masa për largimin e tyre. Ato zaptojnë segmentin rrugorë Korçë-Dardhë duke e bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve.
Segmenti rrugorë Korçë-Dardhë pushtohet nga ….

Duket se mjetet duhet të qëndrojnë në pritje pasi të kalojnë kafshët e imta. Siç shihet edhe në video , rruga është e bllokuar. Ky nuk është aspak një imazh i mirë për zonën turistike. Duhet theksuar fakti se turistët janë të shumtë që vizitojnë Dardhën. Por kjo është pamja dhe shqetësimi që ata përballen.
Ledjona Xheladinaj
11.10.2018