Sazani nuk është vetëm një destinacion interesant për tu vizituar. Ai është dhe një prej detajeve më interesante në pikturat bregdetare.
Shumë piktura që kanë simbolikën e Vlorës, shfaqen pikërisht me këtë pamje.
Ishulli i Sazanit, tërheqës jo vetëm për tu vizituar por edhe për tu pikturuar.
Të fundit që e kanë përzgjedhur këtë objektiv janë nxënësit e shkollës Artistike “Naim Frashëri”.
Shumë prej nxënësve të kësaj shkolle, kanë pasur si objektiv ishullin e Sazanit.
Ata po përgatiten për një ekspozitë pikture. Shumë prej veprave të artit do të kenë pikërisht këtë objektiv.
Ekspozita do të zhvillohet në ambientet e shkollës në mesin e këtij muaji. Pikturat janë të modeleve dhe bojrave të ndryshme, nga ato të ujit apo vajit.

Për Lajm-shqip
Enrik Mehmeti