Policia Sarandë ka arrestuar në flagrancë për veprën penale ”Prodhim shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, David Luca, 24 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Konispol.
Gjithashtu edhe Ervin Sinomati, 26 vjeç, banues në fshatin Gjashtë.
Po transportonin drogë, kapen nga policia Sarandë.
Të dy shtetasit e lartpërmendur në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur ”Qaf Muzinë”, janë kapur në flagrancë nga policia, në mjetin tip ”Volkswagen”.
Në brëndësi të tapicerisë u është konstatuar një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshë rreth 6 kg.
Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike, mjetin tip ”Volkswagen”, si edhe 3 aparate celular.
Për lajm-shqip
Enrik Mehmeti