Një grabitje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Sarandë. 72 vjeçari me inicialet K.Sh ka denoncuar se gjatë natës një person i maskuar i ka shkuar në banesë dhe i ka vjedhur.
Shërbimet e Policisë në Sarandë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe kanë marrë kontakt me 72 vjecari K.Sh.
Prej verifikimeve ka rezultuar se, rreth orës 03:30, në fshatin Muzinë, në banesën e tij i ka shkuar, një shtetas i maskuar dhe ende i paidentifikuar, i cili duke e ofenduar dhe dhunuar i ka grabitur, një shumë lekësh prej 15.000 lekë të reja.
I moshuari ka dëmtime prej dhunës që ka ushtruar autori, por është jashtë rrezikut për jetën.
Për Lajm-Shqip
Enrik Mehmeti