Sarandë goditet një trafikimi i lëndëve narkotike.
Ngjarja është regjistruar në Qafë Botë. Policia kufitare ka mundur të sekuestrojë 57 kg kanabis sattiva.

Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të automjetit tip “Ford” me drejtues shtetasin F.C.
Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore, si dhe duke përdorur qenin antidrogë, kanë konstatuar lëndën narkotike.
Droga ka qënë e fshehur në shasi të automjetit.
U arrestua në flagrancë i drejtuesit të mjetit, F. C, 48 vjeç, banues në Sarandë.
Ndërsa u procedua penalisht në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, shtetasja M.C, 50 vjeçe. E cila udhëtonte së bashku me bashkëshortin e saj në automjetin ku u gjet lënda narkotike.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Për lajm-shqip:
Ledjona Xheladinaj
03.11.2018
Të ngjashme mund të lexoni:
Policia e Sarandës sekuestron një sasi prej 32 kg lëndë narkotike kanabis sattiva
Përfshihet nga flakët një hotel në Sarandë
Ekstremistët protesta në Selanik:- Do marrim Korçën e Sarandën