Saranda dje ishte përsëri pa drita. Prej orës 20:00 deri më 01:30 të natës, zona Turizëm- Kanali i Çukës, që është pjesa më e populluar me turistë, ishte sërish pa drita. Mungesës së dritave i shtohet mungesa e ujit në këtë zonë, e cila vjen nga konflikti i krijuar mbi administrimin e ujësjellësit të Sarandës, të cilën vazhdon ta mbajë me dhunë ekipi i vjetër i Bashkisë. Ndërkohë zhurmat e lokaleve janë shuar në mënyrë selektive, pasi disa disko të mëdha ndalohen pas orës 12:00, kurse disa lokale të preferuara të policisë vazhdojnë punë.
Kjo situatë ka bërë që numri i turistëve të jetë shumë i ulët dhe të kufizohet vetëm në uikende.
Çmimet e larta të shërbimeve, mungesa e ujit dhe dritave, si dhe ndotjet akustike, po regjistrojnë një nga sezonet më të këqija turistike. Shumë hotele janë ende bosh pa pritur asnjë klientë, ndërsa turizmi familjar ka marr një goditje të fortë.
31.07.2012
Burimi: Gazeta Tema