Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka mbledhur në një takim pasditen e sotme drejtorët dhe nëndrejtorët e Policisë së Shtetit.
Në këtë takim është diskutuar në lidhje me protestën e dhunshme para Parlamentit nga banorët e “Astirit”.
Sandër Lleshaj takim me drejtorët e Policisë, kritika për mbarvajtjen e protestës

Lleshaj ka thirrur në një takim nëndrejtoreshën e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, drejtorin e Forcave Lëvizese Operacionale Sokol Bizhga, drejtorin e Policisë së Tiranës Kastriot Skenderaj si dhe drejtorin e Rendit, Gjovalin Loka.
Zyrtarët e lartë të Policisë i kanë paraqitur Ministrit informacion të detajuar për protestën e dhunshme.
Gjithashtu nuk kanë munguar as kritikat ndaj tyre për mbarvajtjen e saj.
Nga përplasja e banorëve me Policinë u plagosën 13 efektivë, prej tyre 2 në gjendje të rëndë, si dhe janë plagosur 3 protestues
Sara Mustafa
22.11.2018