Me thirrjen “Breaking News! E pabesueshme por e vertete!” Sali Berisha ka nisur mesazhin e tij, atë që pret e gjithë Shqipëria nga “qytetari dixhital”.
“Alban Çela, Gjergj Kohela, Sokol Bode dhe Jaeld Cela fitojne azil politik ne narkoshtetin e Shqiperise” shkruan Berisha në statusin e tij në Facebook.
Statusi i Sali Berishës:
Kur te gjithe shqiptaret po presin me zemer te ngrire para mediave prej 24 oresh arrestimin bazuar ne urdher arrestin e prokurorise te kater narkodrejtoreve, lajmet e fundit jane historike dhe unike. Ato bejne me dije se vete Noriega, se bashku me Fatmir dhe Haki Drogen, kane vendosur dhe iu kane dhene azil politik ne narkoshtetin e Shqiperise, kater te persektuarve politik per drogen, narkodrejtoreve, baroneve me uniforme te saj; Alban Çela, Gjergj Kohela, Sokol Bode dhe Jaeld Cela. Ata e moren kete vendim historik pasi bllokuan drejtesine per arrestimin e Saimir Tahirit, princit te zi te narkoshtetit.
Të tre policët janë në arrati pasi u shpallën në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Dyshohet se aksioni u dekonspirua, megjithëse Ministria e Brendshme e ka mohuar një fakt të tillë, shkruan Lapsi.al