Një video e pamoralshme, është në duart e nxënësve të shkollës 9-vjeçare, ‘Adem Gjeli’, në qytetin e Fushë-Krujës. Ndërsa, kanë qënë vetë nxënësit, që denoncojnë mësuesin e tyre ‘pervers’ të matematikës…!
Sali Berisha: Nxënësit denoncojnë, mësuesin ‘pervers’ të matematikës…!

Pothuajse, të gjithë nxënësit e kanë në telefonat e tyre, këtë video-skandal. Protagonist në të cilën, është mësuesi i matematikës, së kësaj shkolle. Kjo Video, i është dërguar në mesazh privat në facebook, ish-kryeministrit Sali Berisha. Por me kërkesën, për të ruajtur anonimatin e denoncuesit. Berisha thotë, se për arsye etike, nuk e publikon videon. Ndërsa, denoncuesi thotë, se drejtoresha e shkollës ka bërë presion që kjo ngjarje të mbetet vetëm brenda mureve të shkollës.
Ndërkohë, Berisha shkruan se për arsye etike nuk po publikoj videon ne FB”. Por ja çfarë shkruan në mesazhin e tij, qytetari dixhital:
“Pershendetje dr.Berisha. Me turp, por sot ne shkollen 9-vjecare, ‘Adem Gjeli’, në Fush-Kruje ne telelefonin e nxenesve .qarkullonte nje video perverse e mesuesit te matematikes. Duke mos mjaftuar kjo nxenesit dhe mesuesit jane perballur me .presionin e Dr.Nikolina Karaj e cila e kaloi ne heshtje si dhe shume. ngjarje te tjera te ndodhura ne kete shkolle. Te dergoj videon por dua anonimat te plote. Me shume respekt personit me te besuar Dr.Sali Berisha.
Ndërsa mësohet, se mesuesi pedofil bënte video nudo, dhe ja niste nxënseve të mitura, të shkollës.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili