Ish-kryeministri Sali Berisha do të thirret në gjykatë të dëshmojë në procesin ndaj Emiljano Shullazit.
Avokati i të pandehurit Emiljano Shullazit ka kërkuar që Sali Berisha të vijë të dëshmojë.
Ai i pari ka bërë publike akuzën për kërcënim ndaj Mynyr Konit, atëherë kandidat për rektor të Tiranës.
Mbrojtësit e Shullazit kanë kërkuar të dëshmojë edhe Marsida Beqja, gruaja e biznesmenit Ylvi Beqja, i cili ka deklaruar se ka qenë i kërcënuar nga Shullazi.
Ylvi Beqja është përfshirë në programin e dëshmitarëve të mbrojtur.
Për Lajm-shqip
Ylli Pata