Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   5 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   5 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   5 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   5 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   5 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   5 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   5 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   5 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   5 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»Lajme me te fundit»Sali Berisha: “Dorëheqja, pas betimit të…
Sali Berisha: “Dorëheqja, pas betimit të...

Sali Berisha: “Dorëheqja, pas betimit të…

8 vite më parë Komento

berisha qanNga Sali Berisha

-Përgjigje drejtuar mbi 12 mijë miqve të mi, që këto ditë më kanë nisur mesazhe në rrjetin tonë social të Facebook

Të dashur miq, së pari ju drejtohem me lutjen të më pranoni këtë mesazh si përgjigjen time më miqësore për secilin prej jush, mbasi me gjithë dëshirën shumë të madhe që kam që në traditën time t’ju përgjigjem, ashtu siç e meritoni, me mesazh të veçantë çdonjërit prej jush, praktikisht kësaj radhe e kam të pamundur.

Së dyti, ju falenderoj me mirënjohje të thellë për mesazhet  tuaja të njerëzishme, prekëse, por dhe frymëzuese për mua.

Ju në to keni derdhur dhe dëshmuar ndjenjat më të pastra e miqësore ndaj meje. Keni shprehur si në poema të vërteta vlerësimin dhe krenarinë tuaj për arritjet e mëdha të vendit nën qeverisjen e PD, të cilat janë dhe të secilit prej jush dhe të çdo shqiptari. Ato nuk zhbëhen dot nga asnjë revansh dhe përbëjnë një trashëgimi të shkëlqyer të Partisë Demokratike dhe të gjithë atyre që i besuan dhe i besojnë asaj. Në mesazhet tuaja, thuajse të secilit prej jush, ju shpreheni kundër dorëheqjes sime dhe kërkoni që unë ta shqyrtoj përsëri vendimin tim.

Miqtë e mi! Unë dhashë dorëheqjen jo nga emocione, as dhe nxitim, por sepse nuk mund të merrja vendim tjetër. Kam qenë dhe jam thellësisht i bindur se ky ishte vendimi më i mirë për vendin tim, por edhe për PD, për mua dhe për ju, për çdo demokrat. Për mua dhe për ju miqtë e mi, thelbi i njeriut të lirë dhe forca e tij prej Anteu qëndron në dinjitetin e tij. Unë ju garantoj se kurrë nuk e kam shkëputur dinjitetin tim njerëzor nga dinjiteti i atyre që unë kam përfaqësuar si President i vendit, si Kryeministër, si Kryetar i PD. Unë dhashë dorëheqjen pikërisht sepse atë kërkonte dinjiteti im, dinjiteti i secilit prej jush, i PD dhe i vendit tim. Jam shumë i sigurt se me dorëheqjen time, secili prej jush, në çdo rast e në çdo betejë, do të ndjehet më dinjitoz me mikun tuaj Sali Berisha dhe më krenar me besimin, mbështetjen, dashurinë dhe respektin që keni treguar ndaj tij. Sikundër dua t’ju rrëfej sot haptazi se vendimi që shpalla më datë 26 qershor është marrë si një betim nga unë në verën e vitit 91 dhe nga ajo kohë nuk e kam vënë kurrë në diskutim.

Kur prin, kur udhëheq, duhet të ndërtosh jo vetëm sulmin e fitores, por duhet të parashikosh gjithnjë dhe tërheqjen në rastin e humbjes, si kushtin vendimtar që kjo e fundit të shndërrohet në sfidë për fitoren e radhës. Pra, e kam dhënë dorëheqjen me bindjen më të thelle se unë dhe të gjithë ju vajzat dhe djemtë, burrat dhe gratë me dinjitet njerëzor dhe politik të pacenuar do të ngrihemi me kokë lart, më fuqishëm dhe më shpejt se gjithë të tjerët për të vazhduar betejën tonë. Unë dhashë dorëheqjen nga Kryetar i PD dhe funksionet e tjera në PD për të qëndruar në politikë, në Parlament dhe kudo me secilin prej jush çdo orë e çdo ditë, 18 orë në ditë për të organizuar së bashku me të gjithë forcën, përkushtimin, energjinë tonë opozitën më të fuqishme që Shqipëria ka njohur ndonjëherë.

Ne do të qëndrojmë avoketër të pamposhtur të parimeve dhe vlerave që besojmë dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, të atyre që na votuan ne dhe të atyre që besuan premtimet anti-globaliste të kundërshtarëve tanë, të cilët sapo morën votën nisën t’i zëvendësojnë premtimet e tyre me revanshin e papërmbajtur të pushtetit që lindi siç po duket çdo ditë e më shumë nga mashtrimi.

Në gjirin e mazhorancës së dalë nga 23 qershori gjenden klanet, tashmë me pushtet, më të rrezikshëm të drogës dhe krimit në rajon dhe më gjerë. Ky nuk është një ogur i mirë për Shqipërinë. Ky është Ndryshim! Me vrap drejt krimit dhe drogës!

Por ne do qëndrojmë së bashku në një betejë jetike për të mos lejuar shndërrimin e Shqipërisë në protektorat droge dhe krimi të pushtetarëve të rinj dhe ndëshkuar kështu rëndë çdo fëmijë, të ri, të moshuar, burrë, grua të këtij vendi.

Pra misioni ynë është i madh dhe jo i lehtë. Por ne demokratët dhe demokratet kemi qenë dhe jemi qytetarët e misioneve të mëdha! Përpara në misionin tonë!

13.07.2013

Burimi: Gazeta Tema

24 ore lajme albania lajme balkan web index ballkan web doreheqja facebook gaeta start gazeta Balkan web gazeta ballkanweb gazeta shekulli gazeta panorama gazeta shqip gazeta shqip sot gazeta shqiptare shekulli gazeta shqiptare sot gazeta standart gazeta telegrafi gazeta tema lajmi i fundit gazeta zeri i popullit gazeta zeri i popullit shendetesi gazetat me te mira ikub.al koha ditore lajmet e dites koha sot kryetar i PD lajm mk lajm.com.mk lajme shqip lajme shqip sot lajme te fundit lajme top channel lajmet e fundit ne shqiperi sot lajmet e fundit nga vendi lajmet e sotme lajmet efundit lajmet me te fundit lajmet shqip lajmet shqip lajmi i fundit minut pas minute lajmi i fundit news 24 lajmi i fundit nga shqiperia lajmi i fundit shqip lajmi i fundit top channel pas betimit të marrë në vitin 1991 Përgjigje drejtuar mbi 12 mijë miqve të mi S’do lejojmë kthimin e Shqipërisë në protektorat droge e krimi sali berisha telegraf shqip web ballkan www ballkan web www.ballkan web .com www.shqiptarja.com wwwbalkanweb.com 8 vite më parë
admin
Etiketime 24 ore lajme albania lajme balkan web index ballkan web doreheqja facebook gaeta start gazeta Balkan web gazeta ballkanweb gazeta shekulli gazeta panorama gazeta shqip gazeta shqip sot gazeta shqiptare shekulli gazeta shqiptare sot gazeta standart gazeta telegrafi gazeta tema lajmi i fundit gazeta zeri i popullit gazeta zeri i popullit shendetesi gazetat me te mira ikub.al koha ditore lajmet e dites koha sot kryetar i PD lajm mk lajm.com.mk lajme shqip lajme shqip sot lajme te fundit lajme top channel lajmet e fundit ne shqiperi sot lajmet e fundit nga vendi lajmet e sotme lajmet efundit lajmet me te fundit lajmet shqip lajmet shqip lajmi i fundit minut pas minute lajmi i fundit news 24 lajmi i fundit nga shqiperia lajmi i fundit shqip lajmi i fundit top channel pas betimit të marrë në vitin 1991 Përgjigje drejtuar mbi 12 mijë miqve të mi S’do lejojmë kthimin e Shqipërisë në protektorat droge e krimi sali berisha telegraf shqip web ballkan www ballkan web www.ballkan web .com www.shqiptarja.com wwwbalkanweb.com
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Domatet kundër plakjes (Burimi:…

Pasardhëse

Masakra në mes të rrugës/ Valbona…

Të Ngjashme

E moshuara hidhet nga ballkoni me serum në dorë

admin 8 vite më parë

Japoni, edhe mafia ka gazetën e…

admin 8 vite më parë
Aleanca Kuq e Zi sfidon sot ekstremistët grek në Gjirokastër!..

Aleanca Kuq e Zi sfidon sot ekstremistët grek në Gjirokastër!..

Xhensila Fjora 2 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com