Saimir Tahiri në dorën e Tom Ndrecës: që i dha mandatin Bashës. Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk tërhiqet për pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Të ngjashme mund të lexoni:
Ajo i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të marrë vendim ta bllokojë pas Apelit që ia dha.
Organi i akuzës kërkon të rivendosë masën shtrënguese “ndalim jashtë vendi” për ish-ministrin, aktualisht deputet i përjashtuar nga PS-ja.
Ai po hetohet për trafikun e narkotikëve dhe lidhjet me grupin e Habilajve.
Pak kohë më parë ishte Gjykata e Apelit që vendosi rikthimin e pasaportës për ish-ministrin e Brendshëm, ndërsa më parë ajo ishte sekuestruar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.
Tashmë i takon Gjykatës së lartë për t’u shprehur në lidhje me këtë çështje, ndërkohë që organi i akuzës vijon hetimet.
Rekursi është depozituar në 7 Shkurt 2018. Ai mban si objekt “Caktimin e masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
Nga shorti i hedhur, ka rezultuar se relator i çështjes do të jetë gjyqtari Tom Ndreca.
Gjyqtari është zgjedhur në institucionin më të lartë të shtetit në vitin 2012.
Në vitin 2011, Tom Ndreca u përplas me socialistët atëherë në opozitë, pasi ishte drejtuesi i trupit gjyues të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi fitoren e Edi Ramës në bashkinë e Tiranës.
Për Lajm-shqip
Ylli Pata