Saimir Tahiri publikon Bashën me një trafikant droge…
“Ja ky është Luli në të vërtetë!.. Ky që akuzon dynjanë me tituj gazetash, karagjozi që qesh”!
Këto rreshta përcjell në rrjet Saimir Tahiri. Ish ministri i rendit Tahiri në rrjetin e tij facebook ka shpërndarë foton pak minuta më parë. Ai thotë se personi në foto në krah të Bashës është trafikant.
Saimir Tahiri publikon Bashën me një trafikant droge…
Sipas Tahirit personi është arrestuar me një sasi të madhe droge. Sipas tij personi rezulton të jetë mik e mbështetës i Lulëzim Bashës. Pas pushimit të çështjes ndaj tij në Itali, Saimir Tahiri është bërë shumë aktiv në publik. Këtë radhë ka gjetur “pakëz” material për të sulmuar kundërshtarin e tij politik.


Për lajm-shqip:
Vladimir Muçaj
10.11.2018