Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Tahiri “fundos” Partinë Socialiste
Tahiri
Saimir Tahiri i kunderpergjigjet me akuza Partisë Socialiste

Tahiri “fundos” Partinë Socialiste

4 vite më parë Komento

 Tahiri “fundos” Partinë Socialiste

Të ngjashme mund të lexohen:

•Thyhet heshtja / Ja pse Ben Blushi s’ka reaguar për çështjet “Habilaj” e “Tahiri”

•Dalin pamjet e takimit të Saimir Tahirit me biznesmenin Orest Sota

Partia Socialiste dhe Edi Rama morën 74 vota, aq sa nuk i prisnin as vetë në zgjedhjet e 23 qershorit.  Në fund, fituesin nuk e gjykon dot askush dhe “timonieri” triumfues po ngjitej në zenit.

Deri para se të plaste skandali Habilaj- Tahiri, kryeministri Edi Rama vetëm forcohej dhe merrte shumë pushtete, njëri pas tjetrit. Dukej se jo vetëm do qeveriste i qetë për katër vjet të tjera, por gjasat ishin se edhe pas vitit 2021 do të ishte në pushtet.

Por italianët, bashkë me një partner të fuqishëm, vendosën të ndalin turravrapin e frikshëm të Edi Ramës dhe PS-së, bile dhe të ofrojnë rrëzimin e tyre nga pushteti.

Plasën skandalin Tahiri. Skandal që nuk ndalon. U duk sikur po fashitej paksa, pas debatit në Këshillin e Mandateve ku socialistët që nga Edi Rama i pari, e mbrojtën në bllok ish-ministrin.

Natyrisht kishin hallin e tyre, por edhe për faktin se Tahirin e mbanin në publik si “ministri kampion” dhe në PS si trashegimtari pas Ramës. Flitet për kohen që  si një ikonë, bashkë me Erion Veliaj, për kupolën e selisë rozë. Rasti i Elbasanit ku një biznesmen u arrestua me 800 mijë euro cash. Gjithashtu patentat e Tahirit, përzier me euro ka arritur ta coje  PS-në në kuotat më të ulëta historike të saj ndër vite.

Tashmë pak kush beson te Tahiri, edhe në PS. Në stuhinë e parë që shkaktuan detajet e dosjes italiane dhe akuzat e prokurorisë kundër Tahirit, PS-ja i kishte gati argumentet.

Fillimisht u tha se nuk kishte prova bindëse dhe hetimet e italianëve nuk lidheshin me ish-zyrtarin e qeverisë shqiptare. U tha se Saimiri i përgjimeve nuk ishte Saimiri i Ministrisë së Brendshme.

Saimir Tahiri “në Elbasan”

Se kushërinjtë e Tahirit vërtetë ishin problematikë dhe trafikantë droge, por ish-ministri nuk i kishte shumë të afërt. Më pas, kur këto arsye nuk po ngjisnin, u gjetën dhe sajesa përçarëse si origjina e prokurorëve nga Tropoja dhe lidhjet hipotetike të tyre me Sali Berishën.

Në një javë debatesh juristët dhe profesorët e respektuar të drejtësisë në PS vunë emrin e tyre në lojë duke i dalë në mbrojtje një të dyshuari nga Prokuroria. Përballë deputetëve të PS përjashtoi nga partia Tahirin, por edhe e mori në mbrojtje si asnjë deputetët tjetër më parë.

Në fund, menduan se e kaluan gjithë ‘hallin’ duke ia vënë fajin opozitës. Deri para pak ditësh ishin diku barazim me opinionin publik.

Pas arrestimit të biznesmenit në Elbasan, të gjitha këto argumente që thuheshin një javë më parë, vetëm sa e fundosin PS-në bashkë me Saimir Tahirin.

Drejtësia do jetë që do verifikojë këtë rast, por kudo njerëzit e thjeshtë prosocialistë kanë mbetur me gojë hapur.

Sot gjithë deputetët që dilnin në çdo ekran për të mbrojtur Tahin si të sulmuarin nga politika, janë dyfish përgjegjës.

Si fillim janë përgjegjës  sepse u përfshinë në një çështje që mund ta kishte zgjidhur drejtësia e jo duke u bërë palë me të akuzuarin.

Së dyti, sepse me votën e tyre, siç dyshon tani Prokuroria për rastin e Elbasanit, paskan ndihmuar edhe në fshehjen e provave për ish-ministrin.

Mos harroni se prokuroria ka disa prova për të cilat nuk flet, por i mban surprizë për në seancën gjyqësore.

Kjo që ndodhi në Elbasan është një kosto direkte jo më mbi Saimir Tahirin, por mbi PS dhe Edi Ramën.

Gjithë skema e ndërtuar me kujdes këto javë për të shpëtuar ish-ministrin dhe imazhin e mazhorancës së re, tashmë është rrëzuar.

Ka 48 orë që arrestimi i biznesmenit me patentat për drejtim skafi të Saimir Tahirit është bërë publik dhe në PS ende nuk ka një reagim.

Provat e reja nuk i japin asnjë mundësi për mbrojtje publike dhe politike Saimir Tahiri.

Biznesmeni, babai i djalit të arrestuar, pohoi për mediat se janë eurot e tij e jo të Saimirit. Në fakt, djali i tij i arrestuar, është një nga studentët më të mirë shqiptarë jashtë shtetit.

Kjo është e vertetë. Por gjetja e patentave të Tahirit, duke udhëtuar me euro për jashtë Tiranës, komprementon ish-ministrin. Edhe PS-në.

Deri dje akuzohej se përveç makinës, të cilën ua shiti Habilajve,  ka edhe skafe, ndërsa Tahiri deklaronte se nuk zotëronte asnjë.

Ndërkohë i kapën me euro dy patenta për drejtim skafi me toneshe të ndryshme, tamam nga ato që përdoren për kanabis. Rastësi?! Mundet.

Pse nuk deklaroi vetë ish-ministri se kam edhe këto patenta? Nuk ka asnjë shkelje ligjore, pasi mbetet e drejtë ligjore e çdokujt të marrë patentë apo leje gjuetie, por fshehja të lë shije të keqe e dyshuese.

Njerëzit nuk besojnë më pas kësaj të Elbasanit.

Mjafton të dalësh nëpër bazën e thjeshtë socialiste dhe kupton se nuk është më ajo PS e para 25 qershorit.

Tashmë zeniti është kapur nga Rama. Pas majës së malit, vjen rrokullisja tëposhtë. E kjo për fajin e ish-ministrit. E jo vetëm.

Spartak Ngjela thoshte dje se tashmë nuk kemi çështje Tahiri, por çështje Rama. Dhe ai po rrokulliset.

 

05.11.2017

Burimi: Koha Jone

akuza te renda per ps tahiri 4 vite më parë
admin
Etiketime akuza te renda per ps tahiri
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Shokuese: Çfarë po ndodh me Liqenin e Shkodrës ? Specialisti…

Pasardhëse

Marina Fara “zjarr”, pa të brendshme në rrugët e kryeqytetit

Të Ngjashme

Edi Paloka i përgjigjet Edi Ramës për dialogun…

Edi Paloka i përgjigjet Edi Ramës për dialogun…

admin 3 vite më parë
“Shpërthen” avokati i njohur/ Pse duhet refuzuar axhenda Sorosiane e Taulant Mukës

“Shpërthen” avokati i njohur/ Pse duhet refuzuar axhenda Sorosiane e Taulant Mukës

Erjona Keta 3 vite më parë
Aksidenti në Laç, dy të plagosur te ‘Kryqëzimi i Patokut’…

Aksidenti në Laç, dy të plagosur te ‘Kryqëzimi i Patokut’…

Klajdi Thaci 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com