Saimir Kodra sulmon sërish Joleza Kokën, ish-kryetaren e FRESSH-it.
• Habit Erion Braçe para Luanës: ‘Nuk bëhem kryeministër, sepse jam …’
• Adi Krasta rikthehet sërish në ekran, ja projekti i tij i ri
Saimir Kodra sulmon sërish Joleza Kokën
Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra,Drejtuesi i emisionit “Stop” ka vijuar ‘luftën’ me ish-kryetaren e FRESSH-it, Joleza Koka.
Kodra ishte i ftuari i radhës në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, nga ku theksoi se Joleza është një e pafytyrë.
Konflikti ka nisur në kohën kur emisioni “Stop”, u kritikua nga Joleza Koka përmes një shënimi në Facebook. Sipas saj, për thyerje të etikës televizive. Ajo publikoi një video ku moderatorët e emisionit, Saimiri dhe Genti, iu drejtoheshin velinave me batuta fyese.
Konflikti
Nga ana tjetër, nuk vonoi shumë edhe përgjigjja e emisionit “Stop”, i cili publikoi në emision një skandal të Joleza Kokës. Sipas pamjeve rezultonte se Koka merrte rrogën në një ministri pa shkuar fare në punë.
Mirëpo, pas këtij denoncimi që emisioni bëri kundrejt asaj, Joleza nuk qëndroi duarkryq, por përsëri nëpërmjet një statusi në Facebook, kësaj radhe reagon duke e përfshirë në këtë mes edhe gruan e Saimirit.
Por ja si u shpreh moderatori i njohur, Saimir Kodra, në emisionin e njohur ‘Thumb’.
Ajo kishte bërë një shkrim dhe kishte përmendur gruan time. Ajo është një e pafytyrë. Gruaja ime ka fituar me konkurs atje. Por Joleza s’di ça të thotë për atë që ka bërë. Ajo ka nisur një betejë të fortë ligjore me gruan time. Shpëtove nga Saimiri, po tani ç’të gjeti.
05.11.2017
Burimi: Opinion.al