Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»KURIOZITETE»Sa është i sigurt vertet Skype? (Charles Recknagel)
Sa është i sigurt vertet Skype? (Charles Recknagel)

Sa është i sigurt vertet Skype? (Charles Recknagel)

9 vite më parë Komento

skype lajm-shqipSistemet fikse dhe mobile u ofrojnë qeverive represive një mori mënyrash për të dëgjuar bisedat, sidomos kur sistemet operohen nga kompanitë shtetërore apo të lidhura me shtetin. Por, a janë më të sigurta shërbimet telefonike në internet, të cilat në masë të madhe shihen si alternativë e sigurt?! Gregoire Pouget, ekspert për sigurinë dhe privatësinë digjitale pranë “Reporterëve pa Kufij” në Paris, thotë se kjo mund të ketë qenë e vërtetë dikur.
Sot, shton ai, bëhet fjalë për shumë njerëz të arrestuar apo paditur pjesërisht mbi provat që kanë ofruar përmes bisedave online. “Në Bjellorusi dhe Rusi, gazetarët na kanë thënë se janë kapur nga bisedat e tyre në Skype”, thotë Pouget. Skype është ofruesi më i madh i shërbimit telefonik në internet, me rreth 600 milionë përdorues në mbarë botën. Pouget thotë se një arsye përse shërbimet telefonike në internet mund të jenë më të cenueshme, është disponueshmëria në rritje e softuerëve keqdashës që i sulmojnë ato dhe që njihen si “malware”. “Ju mund të blini një ‘malware’ për disa qindra dollarë dhe ta instaloni në kompjuterët e atyre që përdorin Skype-in. Ju mund ta dërgoni atë përmes e-mailit dhe nëse përdoruesi klikon në të, ‘malware’ instalohet në kompjuterin e tij. Me këtë lloj të virusit ju mund të regjistroni bisedat në Skype dhe mund të merrni të gjitha kontaktet e dikujt që përdor Skype-in”, shpjegon Pouget.
Gjatë Pranverës Arabe, disidentët kanë përdorur internetin për të organizuar protestat masive, të cilat kanë rrëzuar regjimet në Egjipt, Tunizi dhe Jemen. Këto ngjarje kanë bërë që aktivistët në shumë vende ta konsiderojnë internetin si zonë të sigurt, përtej aftësive të qeverive të tyre kombëtare për t’i përgjuar ata. Por tani, qeveritë autoritare kanë kuptuar rëndësinë e internetit dhe nuk mund të merret si i sigurt. Në përpjekje për të alarmuar Skype-in dhe përdoruesit për rreziqet në rritje të përgjimit, “Reporterët pa Kufij” dhe disa grupe për të drejtat e njeriut i kanë shkruar letër të hapur gjigantit telefonik në internet. Letra i bën thirrje Skype-it të qartësojë nivelin e konfidencialitetit të bisedave në rrjetin e tij. Pronari i Skype-it, Microsoft, ka thënë se po shqyrton letrën dhe nuk është përgjigjur ende publikisht. Sam Smith, teknolog pranë shoqatës “Privacy International” me seli në Londër, thotë   se Skype-i është konsideruar i sigurt, pasi në vitin 2005 ka lëshuar një deklaratë, e cila ka siguruar dëgjuesit se “nuk i dëgjon askush”. Por, prejse Microsoft ka blerë Skype-in për 8.5 miliardë dollarë në vitin 2011, kompania nuk ka bërë deklarime të tilla publike, thotë ai.
“Ajo që na duhet shumë është më tepër siguri, sepse në vitin 2005 Skype ka thënë se nuk dëgjon asnjëri… Nëse kjo ka ndryshuar, përdoruesit e Skype-it meritojnë të dinë”, thotë Smith. Derisa përdoruesit presin më shumë informacione nga Skype-i, disa ekspertë të privatësisë u rekomandojnë aktivistëve që të mendojnë mirë se si komunikojnë në internet. Se sa mund të kërkojnë autoritetet qasje në të dhënat në internet dhe në çfarë rrethanash, është njëra nga çështjet më të kontestueshme sot midis ofruesve të internetit dhe qeverive.
02.02.2013
Burimi: Ikub.al
albanian news balkanweb bota charles recknadel gazeta gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema ikub ikub.al interneti kompjuterat kuriozitete lajm lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme nga bota lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajmeshqip lajmet e fundit siguria skype 9 vite më parë
admin
Etiketime albanian news balkanweb bota charles recknadel gazeta gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema ikub ikub.al interneti kompjuterat kuriozitete lajm lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme nga bota lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajmeshqip lajmet e fundit siguria skype
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Befasia: Alo? Ju jeni mbretëresha e re e fisit tonë (FOTO)

Pasardhëse

Si te gatuajme lulelaker me salce kosi?

Të Ngjashme

Format e ndryshme te celulitit (Burimi: Ikub, www.ikub.al)

admin 9 vite më parë
Video/ Shikoni se si prodhohen kartëmonedhat 10 euroshe…

Video/ Shikoni se si prodhohen kartëmonedhat 10 euroshe…

Elda Bani 3 vite më parë

Britani e Madhe, 12-vjeçari shkon në universitet

admin 9 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com