Në Rusi filloi zyrtarisht fushata presidenciale zgjedhore, tre muaj para votimeve të 18 marsit. Ella Pamfilova, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, thotë se ajo dëshiron të garantojë një proces të drejtë.
Kandidatët që duan të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale në Rusi duhet të regjistrohen brenda 20 ditëve.
Kandidatëve të pavarur u duhen 300,000 nënshkrime, ndërsa ata që mbështeten nga një parti 100,000 nënshkrime, njofton CRI.
Javën e kaluar presidenti Vladimir Putin njoftoi se ai do të kërkojë një mandat të ri presidencial.
www.lajm-shqip.com