Sipas disa zërave nga “Top-Channel”, Rudina Xhunga do të rikthehet në kanalin në të cilin qëndroi për disa vite.
Disa kohë më parë gazetarja tregoi për marrëdhëniet e saj me ish-pronarin e Top Medias, Dritan Hoxha, i cili e kishte spostuar transmetimin e emisionit të saj nga dita e enjte për t’ia lënë Sokol Ballës. Pavarësisht këtyre rrëfimeve duket se ajo do të ketë një tjetër mundësi për të qenë pjesë e këtij televizioni.
Rudina Xhunga rikthehet sërish në Top-Channel…
Mendohet se drejtuesi i Top-Channel, Ben Blushi, po e afron sërish gazetaren e njohur për të rritur nivelin dhe audiencën e televizionit.
Mbetet për t’u parë se me çfarë programi do të rikthehet sërish Xhunga në Top-Channel.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
19.06.2018