Në autostradën Levan-Tepelenë pasditen e sotme për shkak të lagështisë në rrugë kanë ndodhur tre aksidente, me 4 të plagosur.
Fatmirësisht, aksidentet në autostradën Levan-Tepelenë kanë qenë pa pasoja vdekjeje.
Fotografitë e paraqitura i përkasin njerit nga tre aksidentet ndodhur vetëm pak minuta më parë në hyrje të kësaj autostrade në afërsi të Frakullës së Vogël.
Policët e qarkullimit rrugor thanë për Lajm-Shqip se prezenca e lagëshisë në rrugë dhe pakujdesia e drejtuesve të mjeteve kanë bërë që të shohet numri I aksidenteve.
“Në kushte të tilla me lagështi, drejtuesit e automjeteve duhet të lëvizin brenda kufinjve të lejuar të shpejtësisë dhe të kenë kujdes në frenim, pasi një frenim I shpejtë e nxherr mjetin jashtë kontrollit të drejtuesit dhe shkakton aksident”, tha një polic I qarkullimit.
Për Lajm-Shqip
Engjëll Serjani