Nëse zbret Llogoranë, në segmentin mes Parkut Kombëtar ( zonë e mbrojtur) dhe Palasës veç pamjes mahnitëse. Përballesh edhe me një masivë inertesh të depozituara aty. Kryesisht masiv betoni apo dhe objekte e orendi shtëpiake. Grumbullohen në një nga akset më panoramike të jugut të vendit. Duke shkaktuar një panoramë aspak dinjitoze për një zonë me potencial të lart turistik. I kontaktuar rreth kësaj problematike Drejtori i IShMPU Artan Bedini i tha lajm.shqip se:
Rruga panoramike e jugut, miratohet si vendgrumbullim inertesh
” Kjo pikë është e miratuar nga bashkia e Himarës, si pikë grumbullimi mbetjeve inerte. Por që ende nuk është pajisur me leje mjedisore sikurse parashikon ligji. Inspektorët tanë në Himarë kanë bërë disa inspektime në terren. Mbetjet janë depozituar aty nga mjete të ushtrisë që pastrojnë Jalin pas aksionit të IKMT-së.Më herët kemi ndjekur penalisht disa subjekte private që depozitonin aty mbetje.” Edhe më herët në zonë janë depozituar inerte nga subjekte private. Të cilat janë pastruar nga Bashkia Himarë përpara nisjes së sezonit veror.
Jerola Ziaj
12.10.2018