Rrjedhje informacioni
Amazon Web Services është një platformë që individët, bizneset dhe qeveria e përdorin për të ruajtur të dhënat.
Baza e të dhënave ushtarake mban së paku 1.8 miliardë postime tha Vickery për CNN Tech.
Ato janë në shumë gjuhë dhe vijnë nga vende të ndryshme në të gjithë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Informacioni që u ekspozua ishte në dispozicion të publikut.
Megjithatë, dështimi për të siguruar plotësisht të dhënat krijoji shqetësim rreth praktikave qeveritare të sigurisë në internet.
“Është një rrjedhje serioze e informacionit që ruhet në një shërbim të Amazon, dhe mesa duket nuk ruhet siç duhet”, tha Timothy Edgar, ish zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në administratën e Obamës.
Departamenti i Mbrojtjes konfirmoi publikimin e të dhënave në një email për CNN Tech.
“Ne kuptuam se të dhënat u publikuan përmes mjeteve të paautorizuara duke përdorur metoda që anashkalojnë protokollet e sigurisë”, tha Maj Josh Jacques, një zëdhënës për Komandën Qendrore të SHBA. “Pasi u alarmuam për këtë situatë, Centcom zbatoi masa shtesë sigurie për të parandaluar aksesin e paautorizuar.”
Si u zbuluan të dhënat?
Serverat e Amazon (AMZN, Tech30) ku ruhen të dhënat janë private.
Ato lejojnë ndërhyrje vetëm tek përdoruesit e autorizuar.
Duke kërkuar fjalë kyçe specifike, Vickery identifikon informacionet që kompanitë dhe organizatat i ekspozojnë pa dashje.
Në këtë rast, ai kërkoi për domain që përmban prapashtesën “com”.
“Qëllimi është të informojmë njerëzit se publikimi i të dhënave të tyre janë një problem me madhësi epidemike”,tha Vickery.
Por çfarë përmbajnë këto të dhëna?
Të dhënat që u ekspozuan përfshijnë informacione nga Twitter, Facebook dhe faqet e internetit të tjera publike.
Vickery analizoi një pjesë të vogël të tyre.
Temat e përfshira ishin:
Historia amerikane, Presidenti Trump, ish-kandidatja presidenciale Hillary Clinton, “kllounët vrasës”, Rusia, ish-Presidenti Obama, Presidenti rus Vladimir Putin, yjet pop amerikan dhe Papa.
17.11.2017
Burimi: Tiranatoday.com