Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Rritje e papunësisë/ Falimentojnë bizneset, 16 mijë të vetëpunësuar…
Rritje e papunësisë/ Falimentojnë bizneset, 16 mijë të vetëpunësuar...
Rritje e papunësisë/ Falimentojnë bizneset, 16 mijë të vetëpunësuar...

Rritje e papunësisë/ Falimentojnë bizneset, 16 mijë të vetëpunësuar…

4 vite më parë Komento

Ekonomia shqiptare dominohet nga sipërmarrjet e vogla, ndërsa shqiptarët kanë parë si alternativë punësimi, vetëpunësimin.

Por, vetëpunësimi në Shqipëri duket se ka filluar të tkurret.

Kjo duke reflektuar konsumin e dobët, që sipas INSTAT rritet mesatarisht vetëm 2-3% në vit, por edhe ndryshimin e modelit ekonomik në tregtinë me pakicë, (ku mbizotërojnë të vetëpunësuarit), teksa pesha e qendrave tregtare dhe zinxhirëve të supermarketeve sa vjen e rritet, duke konkurruar fort dyqanet e vogla.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT, në anketën strukturore 2016, vetëpunësimi në Shqipëri krahasuar me një vit më parë është tkurrur me 13 për qind.

Gati 16 mijë persona në total, që kanë mbetur të papunë.

Rënia e fortë e tyre, një vit pas aksionit antiinformalitet (në 2015-n u formalizuan rreth 30 mijë biznese, kryesisht të vogla) tregon se subjektet e vogla nuk i kanë rezistuar formalizimit dhe kanë dalë sërish nga tregu.

Në total, në vend kishte 108.4 mijë të vetëpunësuar në 2016-n, duke përbërë  23% të të punësuarve në total.

Pesha e vetëpunësimit, ka ardhur në ulje, nga rreth 28% që ishte në anketën e vitit të mëparshëm.

Megjithatë ajo mbetet ndër më të lartat në Europë, së bashku me Turqinë dhe Greqinë, sipas të dhënave nga Eurostat.

Të vetëpunësuarit në vend ndahen në dy kategori të mëdha:

Në prodhuesit e të mirave dhe në prodhuesit e shërbimeve.

Rënien më të mëdha në vlerë për sa i përket vetëpunësimit e ka pasur kategoria e prodhuesve të shërbimeve, konkretisht sektori i tregtisë.

Nga të dhënat e përllogaritura nga Monitor, vetëpunësimi në sektorin e tregtisë u tkurr me 16 përqind.

Në këtë sektor kishte rreth 8,900 të vetëpunësuar më pak se një vit më parë.

Në total i gjithë grupi i prodhuesve të shërbimeve  numëronte mbi 13 mijë më pak të vetëpunësuar. Rënie të vetëpunësimit ka pasur edhe tek ofruesit e shërbimeve, me rreth 2,200 më pak të vetëpunësuar.

Sektori i tretë më rënien më të lartë në kategorinë e prodhuesit të shërbimeve ishte sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me rreth 1900 të vetëpunësuar më pak.

Në kategorinë e prodhuesve të të mirave, në 2016-n kishte rreth 2,000 të vetëpunësuar më pak.

Sektori me rënien më të madhe të vetëpunësimit ishte ndërtimi. Në 2016-n, në sektor kishte rreth 1500 të vetëpunësuar me pak.

Individët janë të prirë që të krijojnë hapësira për vetëpunësim në ato vende ku pagat janë të ulëta, por edhe papunësia e lartë.

Megjithatë sipas sondazheve të Monitor, të kryer me bizneset e vogla që kishin bërë kërkesë për pezullim, sipërmarrjet e vogla kanë nisur që të ndjejnë krizën për disa arsye: që nga shtimi i konkurrencës, formalizmi dhe fuqia më e ulët blerëse.

Nga rezultatet e sondazheve, 60% e bizneseve të anketuara mbi arsyet e mbylljes operonin në sektorin e tregtisë me pakicë (dyqane ushqimore apo të veshjeve) dhe në sektorin e shërbimit (bar-kafe). Nga 300 biznese shqiptare të anketuara, 62 prej tyre ishin bar-kafe, afërsisht 41% e totalit.

Rritje e papunësisë/ Falimentojnë bizneset, 16 mijë të vetëpunësuar mbeten pa punë…

Goditja e radhës nga TVSH

Në 1 prill pritet të hyjë në fuqi ulja e kufirit të regjistrimit të TVSH-së.

Kjo ulje pritet të shkojë nga 5 milionë lekë në 2 milionë lekë.

Në këtë mënyrë, edhe bizneset që kanë një qarkullim ditor minimal prej 5,500 lekë në ditë do të jenë të detyruar të futen në skemë.

Shumë biznese kanë paralajmëruar se fitimet e tyre janë minimale dhe nuk do të arrijnë t’i mbijetojnë një rritjeje të kostove.

Sipas të dhënave zyrtare të financave e tatimeve janë rreth 9-10 mijë biznese që planifikohen të hyjnë në skemën e TVSH-së.

Duke e krahasuar me rreth 60 mijë biznese në total, që janë jashtë kësaj skeme.

Por, duke pasur parasysh kufirin e ulët prej 2 milionë lekësh, që nënkupton një qarkullim ditor prej rreth 5500 lekësh, një shumë minimale që realizohet nga pothuajse kushdo që ka një biznes, numri i të futurve në skemë mund të jetë më i madh.

Kjo sidomos në sektorin e tregtisë.

Sipas INSTAT, vetëm në sektorin e tregtisë ka rreth 42 mijë ndërmarrje me 1-4 të punësuar.

www.lajm-shqip.com

26.02.2018

Të ngjashme mund të lexoni:

Fshati Plasë, atje ku papunësia është ulur këmbëkryq

Shpërthen Ylli Manjani: Shqiptarët po ushqehen me fjalë dhe lugë boshe

Analiza vjetore e prefekturës vendos gishtin mbi plagët e Gjirokastrës

bizneset te papune vetepunesuar 4 vite më parë
Klajdi Thaci
Etiketime bizneset te papune vetepunesuar
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Zbuloni sekretin e dashurisë së përjetshme në bazë të këtyre të dhënave…

Pasardhëse

Receta e supës/ Ja si të hiqni 3 kilogramë vetëm në tre ditë…

Të Ngjashme

Luajti me një lodër të rrezikshme, 3 vjeçarja në gjendje të rëndë…

Luajti me një lodër të rrezikshme, 3 vjeçarja në gjendje të rëndë…

Klajdi Thaci 3 vite më parë
Mirditë: Vdes në autobus rrugës për  Sarandë, turisti kosovar…!

Mirditë: Vdes në autobus rrugës për  Sarandë, turisti kosovar…!

admin 4 vite më parë
Mamaja i zbulon sekretin e Rozës: Biznesmeni i kërkoi seks në këmbim të…

Mamaja i zbulon sekretin e Rozës: Biznesmeni i kërkoi seks në këmbim të…

admin 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com