Autoriteti Statistikor Grek bëri të ditur se eksportet greke në janar 2018 kanë shënuar rritje të pabesueshme me 18,5%. Kjo rritje bëhët duke u krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2017.
Kjo rritje ka ndihmuar në uljen e defiçitit tregtar në vend me në shifër relative 14,8% në muaj.
Raporti mujor i shërbimit statistikor, zbulon vlerën e prurjeve të importit arriti në 4.521 miliardë euro në janar. Një vit më parë importet ishin në shumën 4 470 miliardë që ishin në janar 2017.
Pra me një rritje prej 1,1% duke përjashtuar rënien e importeve të produkteve të naftës me 10,7%. Ndërkohë që rritja e produkteve të naftës dhe importeve të anijeve u rritën me 18,3%.
Vlera e eksporteve greke ka arritur një vlerë prej 2.537 miliardë euro, nga 2.141 miliardë që ishte në vitin 2017.
Bëhët fjalë për një rritje prej 18.5% duke përjashtuar rritjen e eksporteve të produkteve të naftës me 19,3%.
Ndërkohë që sipas raportit edhe rritja e produkteve të naftës dhe eksporteve të anijeve shënoi me 21,6%.
Kësisoj, hapat e Greqisë për daljen nga vështirësitë e krizës janë, me këtë përmirësimit të bilancit import-eksport janë përshpejtuar.
Për Lajm-shqip
Engjëll Serjani