Rrëzohet në det avioni luftarak i SHBA, incidenti i dytë që përfshin… Rrëzohet në Detin Filipin, në jug të ishullit Japonez të Okinawa avioni luftarak i Marinës së SHBA. F/A-18 Hornet ishte në një operacion rutinë kur pësoi një problem mekanik, që detyroi ekuipazhin të hidhej nga avioni, tha US 7th Fleet.
Rrëzohet në det avioni luftarak i SHBA, incidenti i dytë që përfshin…
Dy pilotët u shpëtuan nga uji dhe u vendosën në bordin e aeroplanëve të USS Ronald Reagan. Okinawa pret bazat ushtarake amerikane dhe mijëra trupa. Roja bregdetare e Japonisë dërgoi një avion për të kontrolluar nëse kishte mbetur ndonjë mbeturinë e avionit ose vajra në det si pasojë e rrëzimit. Ky është incidenti i dytë i fundit që përfshin USS Ronald Reagan. Në mes të tetorit një helikopter amerikan i marinës MH-60 Seahawk u rrëzua në kuvertën e anijes, duke plagosur 12 persona.
Erjona Keta
12.11.2018
Të ngjashme mund të lexoni:
- Euro dhe dollari zhvlerësohen ndaj lekut
- Leku forcohet, dobësohen euro dhe dollari…
- Banka e Shqipërisë nuk frenon dot rënien e euros…