Rrëzohet avioni privat turk, me 11 udhëtarë në bord, vdes vajza e biznesmenit dhe 10 persona të tjerë.
Avioni privat në pronësi të Turkish Basaran Holding ishte nisur nga Sharjah, i Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa në bord kishte tetë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, njoftoi Agjencia iraniane e lajmeve (ISNA).
Përplasja ndodhi në Kiyar mes Provincës Chaharmahal dhe Bakhtiari.
Gjithë personat që janë ndodhur në këtë avion privat kanë humbur jetën.
Mediat e huaja raportojnë se një nga udhëtarët ishte një anëtar i familjes së biznesmenit Huseyin Basaran.
Mediat turke më herët raportuan se vajza e Basaranit dhe shtatë nga miqtë e saj po ktheheshin nga një parti në Dubai.
Ajo kishte planifikuar të martohej muajin tjetër, njoftoi agjensia e lajmeve “DHA”.
