Dy nëpunës të zyrës urbanistike në bashkinë e Gjirokastër janë proceduar penalisht nga prokuroria për “shpërdorim detyre”.
Ata akuzohen se nuk kanë mbikëqyrur punimet në objektin pranë pallatit që rrezikon shëmbjen në lagjen Punëtore Gjirokastër.
Vullnet Tola, përgjegjës i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistikdhe Aleksandër Pesha inxhinier ndërtimi në zyrën e urbanistikës hetohen në gjendje të lirë.
Sipas prokurorëve dy zyrtarët nuk kanë mbikëqyrur punimet e objektit dy katësh poshtë pallatit, punime që u bënë shkak për rrëshqitjen e dherave.
Raporti gjeologjik përfundimtar nuk paralajmëron rrezik shëmbje për pallatin, por përmban 10 rekomandime për masa parandaluese mbrojtëe.
Familjet që jetojnë në këtë pallat përkohësisht u evakuuan, duke u sistemuar, në konvik, tek të afërmit dhe në hotele.
Dy ditë më para ata larguar shiritat “zonë rreziku” të policisë dhe u rikthyen nëë banesat e tyre.
Në pjesë e ndërhyrjeve të rekomanduara nuk mund të realizohen në kushtet e stinës me lagështi.
Familjet e këtij pallati rrezikojnë të mbeten të pastrehë. Ndërkohë që mbeten në pritje të raportit të Institutit të Gjeologjisë se çfarë do të bëhet me tokën që rrëshqet vazhdimisht.
Për Lajm-shqip
S.K