Autoritetet kineze kanë dhënë alarmin për mundësinë e një katastrofe të mundshme ambientale në Detin e Kinës lindore. Anija cisternë, e cila u përplas dy ditë më parë me një anije transporti mallrash, vazhdon të derdhë naftë në det.
Sipas zyrtarëve kineze ekziston rreziku që anija cisternë të shpërthejë dhe të fundoset. Ekipet e emergjencës dhe shpëtimit tentuan të afrohen tek anija. Por ata nuk ja dolën dot për shkak të reve të dendura toksike nga djegia e naftës.
Ekuipazhi i anijes i përbërë nga 30 iranianë dhe 2 shtetas të Bangladeshit vijon të jetë i zhdukur. Megjithatë, autoritetet kineze thonë se nuk presin të gjejnë të mbijetuar.
Shtrirja e derdhjes së naftës është ende e paqartë, shkruan CityNews. Autoritetet vazhdojnë përpjekjet për të fikur zjarrin dhe eliminuar rrezikun e shpërthimit.
Aksidenti detar u regjistrua mbrëmjen e të shtunës, 6 janar 2018. Aksidenti ndodhi rreth 160 milje detare në lindje të Shangait.
Anija cisternë Sanchi me flamur të Panamasë po transportonte naftë nga Irani drejt Koresë së Jugut.
Ajo u përplas me anijen kineze të mallrave që transportonte grurë nga SHBA.
Anija cisternë ishte e mbushur me një formë ultra të lehtë nafte që njihet si naftë e kondensuar. Ajo është shumë më e rrezikshme për ambientin sesa nafta e zakonshme bruto.
Kjo naftë e përpunuar mund të jetë pa ngjyrë dhe erë. Kështu është duke tejet e vështirë të bëhet diktimi, ndalimi dhe pastrimi i saj.
Ky është incidenti i parë serioz ku përfshihet një anije iraniane që pas heqjes së sanksioneve për eksportin e naftës ndaj republikës islamike në 2016-n.
08.01.2018