Rrethimi i Parlamentit, një nga skenarët e opozitës për protestën e nesërme
Rrethimi i Parlamentit
Partia Demokratike, së bashku me aleatët e saj do të nisë nesër në mëngjes protestën para Parlamentit.
Pikërisht për të kundërshtuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, të përkohshëm nga ana e mazhorancës.
Mësohet se, mbështetësit do të mblidhen para të dy hyrjeve të seancës parlamentare.
Ndërkohë që, nuk përjashtohen edhe shenja tensioni, sidomos gjatë lëvizjes së deputetëve për të hyrë apo dalë nga salla.
Organizimi i protestës
Do të jenë kryetarët e degëve të PD që do të mbajnë peshën kryesore të menaxhimit të pjesëmarrësve në këtë protestë.
Ndërsa deputetët e Partisë Demokratike do të jenë pjesë e Parlamentit, ku do të debatojnë me mazhorancën.
Si dhe do të organizohen për të mos lejuar votimin e njëanshëm dhe në shkelje të Kushtetutës së Kryeprokurorit të përkohshëm.
Një pjesë e deputetëve do të dalë nga salla e Kuvendit, për të folur para protestuesve.
Demokratëve, nesër do t’i bashkohen edhe mbështetësit e LSI, por edhe të partive të tjera parlamentare dhe jo parlamentare.
17.12.2017