TIRANË-Gjatë orëve të para të mëngjesit në aksin rrugorë Librazhd-Elbasan ka pasur rrëshqitje masive dheu e gurësh nga shpatet e kodrave që ndodhen përgjatë kësaj pjese të rrugës kombëtare.
Të paktën 30 metra e kësaj rruge, deri në orën 07:00 ka qenë e bllokuar, pasi me dhjetëra kub dheu e gurësh kishin mbuluar rrugën, në vendin e quajtur kthesa e ‘Murrashit’, pranë divizionit.
Fatmirësisht gjatë momentit të rrëshqitjes masive nuk ka pasur qarkullim. Më pas u krijuan radhë me automjete në të dy anët e rrugës.
Në segmentin e bllokuar u dislokuan forca të shumta të policisë dhe mjete për hapjen e rrugës, duke zhvendosur sasi të mëdha dherash e inertesh. Pas dy ore pune, rreth orës 07:00 rruga është bërë e kalueshme vetëm në njërin krahë, por mbetet e rrezikshme për përdoruesit e saj, pasi vazhdojnë rrëshqitjet e gurëve.
22.12.2012
Burimi: Balkanweb
Rrëshqitje dherash në Librazhd-Elbasan