Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të Athinës ku tre persona tentojnë ti rrëmbejnë të dashurën, e pëson rëndë i riu shqiptar.
Sulmi ka ndodhur mëngjesin e sotëm vetëm pak metra stacionit të policisë greke. Persona të maskuar iu afruan të riut duke e goditur disa herë më thikë në trup.
Autorët e morën vajzën me forcë për ta futur në makinën e tyre që e kishin parkuar pak metra më tutje.
Policia ka reaguar menjëherë pasi ka dëgjuar të bërtiturat e vajzës duke arritur të arrestojë edhe njërin nga autorët.
Policia vazhdon hetimet për të arrestuar dy autorët e tjerë që tentuan ti rrëmbejnë të dashurën të riut shqiptar.
Njëri prej tre sulmuesve është një shtetas shqiptar i njohur nga policia për vjedhje dhe grabitje por emri i tij nuk bëhet i ditur për shkak hetimesh.
www.lajm-shqip.com