Policia e Beratit ka arrestuar dje 33-vjeçarin pasi ka rrahur dhe kërcënuar babain e tij.
33-vjeçari Mikel B, banor i Urës Vajgurore, ka rrahur dhe kërcënuar babain e tij 67-vjeçar.
Policia tha se arrestimi i shtetasit të lartpërmendur u bë në banesën e tij, shkruan syri.net.
Ndërsa ndaj të atit, shtetasit B.B, u plotësua dhe kërkesë-padia për lëshimin nga Gjykata të urdhërit të mbrojtjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ky akt parashikohet nga neni 130/a i Kodit Penal.
www.lajm-shqip.com